10:46 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: SPAK-u po bën pazare me dosjet e SKY ECC dhe Enchrochat, nuk ekzekuton urdherarrestet

15:30 | 01/08/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: SPAK-u po bën pazare me dosjet e SKY ECC dhe Enchrochat, nuk ekzekuton urdherarrestet

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një deklaratë për mediat, ka analizuar hetimet e SPAK në lidhje me dosjet e përgjimeve SKY EÇ dhe EnchroChat.

Berisha ka akuzuar drejtuesin e strukturës së posaçme hetimore, Altin Dumani se po bën pazare me këto përgjime. Sipas Berishës, ‘gjatë 3 muajve të fundit nga 112 mandate arresti lëshuar nga ‘Skrapi’  i Dumanit, 15 janë lëshuar për persona të burgosur prej kohësh për vepra penale. Kurse 97 mandate arresti janë lëshuar për persona që kanë qenë të lirë.

Nga 97 mandate arresti për persona të lirë janë ekzekutuar gjithsej 19 mandate apo vetëm 20% e tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur 78 persona apo 80% e tyre për vakanca të përkohshme jashtë vendi ose brenda’.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Zonja dhe Zotërinj,

Edi Rama në zbatim të platformës së tij ‘banditët t’i hanë kokën njëri-tjetrit’ në mënyrë që ai të mund t’i kontrollojë ata totalisht dhe t’i përdorë siç i ka përdorur si hanxharë në procese elektorale, në tenderime dhe emërime, po zbaton me ‘skapin’ e kontrolluar prej tij me në krye Dumanin platformën ‘ kokën t’i hane njëri-tjetrit.
Partia Demokratike informon shqiptarët se në zbatim të kësaj platforme gjatë 3 muajve të fundit bazuar në regjistrimet e telefonatave dhe mesazheve të koduara në Sky Eç, encrochat
Encrochat etj te bandave kriminale shqiptare, shërbimet partnere kane zbuluar qindra krime dhe vrasje trafiqe të bandave kriminale shqiptare të kryera në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Lidhje të forta politike të të gjithë niveleve të qeverisjes përfshi këtu Edi Ramën.
Me këto dokumente, regjistrime të transkriptuara të një rëndësie kapitale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Spaku i Altin Dumanit po bën pazare të mëdha.
Kështu nga 51 mandate të firmosura për metamorfozen 2 përveç 7 personave që kanë qenë në burg për vepra tjera penale kur janë lëshuar urdhër-arrestet, deri sot janë arrestuar 7 të tjerë kurse 36 u njoftuan të largohen në drejtim të paditur, ndër të cilët të gjithë bosët e 7 familjeve më të rrezikshme mafioze të Shqipërisë, Ballkanit dhe ndër më të rrezikshmet në Europë të gjitha të lidhura me Edi Ramën.
Në paketën e dyte të arrestimeve prej 21 personave u arrestuan gjithsej 4 persona kurse 17 të tjerë, sipas rregullit u njoftuan dhe ja mbathën në drejtim të paditur. Në serinë e tretë të lidhur me mbylljen nga drejtësia e re të Edi Ramës të dosjes së famshme “Toyota Yaris” në të cilën përveç të tjerash, vetëm në Portin e Durrësit u vodhën 2 milionë euro nga 5.4 milionë që erdhën, u zhdukën 2 milionë, rihapja e kësaj dosje bëri që “SKAP-i i Partisë”, të lëshojë 4 mandate të reja arresti por nga të cilat vetëm prokurori Zarko u gjet dhe u arrestua, tre të tjerë, pra 75% e tyre u njoftuan dhe ia mbathën në drejtim të paditur.
Së fundi, këto dy dite po mbi regjistrimet e ardhura nga partnerët, nga ‘skrapi’ I partisë u lëshuan 36 urdhër arreste nga të cilët 8 persona prej kohësh ishin në burg të arrestuar për vepra të tjera penale, kurse 11 persona u arrestuan mbasi ishin të lirë, kurse 17 të tjerë u njoftuan për tu larguar në drejtim të pa ditur.
Shtoj këtu se në këtë metamorfozën e fundit në të cilën dolën të implikuar gjyqtar në Elbasan, shefa krimesh në Durrës, zëvendës drejtor burgjesh, personazhi më i lakuar në dosje për të gjitha veprat e zeza është Taulant Balla me tre mbiemra, por komunikimet e tij kriminale u fshehën nga Altin Dumani dhe famozi Alfred Shehu, prokurori kriminel, bashkëpunëtor i Mehmet Grecës, Taulant Ballës dhe bandave të tjera të Elbasanit që me datën 21 prill 2021 do mashtronte publikun shqiptar duke deklaruar si kriminel se në makinën e Mehmet Grecës, trafikanti I dënuar në Britaninë e Madhe 7 vite për gjysmë kuintali kokainë, nuk kishte materiale elektorale kur ndërkohë ishte plot me materiale të tilla.
Si përmbledhje gjatë 3 muajve të fundit nga 112 mondate arresti lëshuar nga ‘Skrapi’ i Dumanit, 15 janë lëshuar për persona të burgosur prej kohësh për vepra penale. Kurse 97 mandate arresti janë lëshuar për persona që kanë qenë të lirë.
Nga 97 mandate arresti për persona të lirë janë ekzekutuar gjithsej 19 mandate apo vetëm 20% e tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur 78 persona apo 80% e tyre për vakanca të përkohshme jashtë vendi ose brenda.
Rikujtoj këtu se në raste të ngjashme prokuroria e krimeve të rënda ka lëshur në një rast 53 mandate arresti dhe ka arrestuar 47 pre tyre pra ka arrestuar 88,7 % te tyre.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe lojën kriminale te Dumanit dhe skrapit të partisë me Kallp Mandate.
Partia Demokratike deklaron se kjo gjendje katastrofale, kjo lojë kriminale me kallp mandate e Altin Dumanit dhe organizatës së tij kriminale është dëshmi e pazareve prej qindra mijëra dhe miliona euro për çdo mandat arrest që kriminelët paguajnë ‘skapistët’ dhe Dumanin që ata të njoftohen dhe të largohen para firmosjes së mandate-arrestit të tyre.
Kjo lojë me krimin përbën rrezik madhor për sigurinë e vendit dhe është lojë me jetën, veprimtarinë dhe pronën e çdo shqiptari. Kjo lojë kriminale është zbatim i platformës së rrezikshme të Edi Ramës sipas të cilës banditët t’i hanë kokën njëri-tjetrit. Partia Demoratike shpall para shqiptarëve platformën e saj për zero tolerancë ndaj krimit dhe kriminelëve kudo që janë dhe kallp mandateve të Altin Dumanit dhe kriminelëve të tjerë që bashkëpunojnë me krimin.
Faleminderit!
O sot, o kurrë!

Pas

Takimi mes ministrave te rendit. Gjermani-Shqipëri bashkëpunim në luftën ndaj krimit të organizuar

Para

Deklarata e Presidentit per “Mikrokredite”, reagon Banka e Shqiperise: Kemi permbushur kurdohere misionin kushtetues

Para
Deklarata e Presidentit per “Mikrokredite”, reagon Banka e Shqiperise: Kemi permbushur kurdohere misionin kushtetues

Deklarata e Presidentit per "Mikrokredite", reagon Banka e Shqiperise: Kemi permbushur kurdohere misionin kushtetues

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri te landfilli në Elbasan, opozita kërkon debat parlamentar

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota, ylli që ndërroi jetë një javë pasi u martua

Zjarri te landfilli në Elbasan, Qani Xhafa: I qëllimshëm, për të zhdukur prova

Prej disa orësh e paralizuar/ Pala greke hap sportelin, nis lëvizja normale e mjeteve në Qafë Botë

Izraeli kryen sulme ajrore masive në Gaza, goditen 150 objektiva terroriste

Moska: 69 dronë ukrainas të shkatërruar gjatë natës

Liverpool në zi, mediat spanjolle raportojnë vdekjen e yllit të skuadrës

Të shtëna me armë jashtë një klubi nate në Çikago, të paktën 3 të vdekur dhe 16 të plagosur

Një ditë pas aksionit në Bankers për pastrim parash e evazion fiskal, vijon normalisht puna! Në pranga ra CEO e 9 të tjerë

Projektligji i Trump i afrohet miratimit final mbi taksat dhe shpenzimet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.