Policia italiane ka sekuestruar një gomone me plot 2.2 ton marijuanë, që dyshohet të ketë ardhur nga Shqipëria. Gomonia me lëndën narkotike është pikasur fillimisht mbrëmjen e 17 majit, në bregdetin e komunës së Garganos në rajonin e Puglias.
Autoritetet italiane e kanë zbuluar të braktisur mes shkëmbinjve rreth 15 metra larg nga bregdeti. Për këtë arsye, karabinierët janë detyruar të nisen me not në drejtim të mjetit pa persona në bord. Brenda gomones, ata zbuluan plot 57 pako me marijuanë me peshë totale rreth 2.2 tonë.
Mediat italiane shkruajnë se kjo sasi droge, kapte në treg vlerën prej 20 milionë eurosh. Gomonia e sekuestruar, e cila sipas policisë italiane është nisur nga Shqipëria, ishte 8 metra e gjatë dhe e pajisur me dy motorra të fuqishëm prej 200 kauj fuqi. Autoritetet italiane kanë vënë në dijeni ato shqiptare dhe së bashku kanë nisur hetimin për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e detajeve të tjera të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)