Që prej orëve të para të mëngjesit ka nisur përplasja mes policisë bashkiake dhe banorëve të “Unazës së Re” pranë Prokurorisë. Këta banorë prej 2 javësh po protestojnë pasi akuzojnë pronarin e pallatit për banesat e tyre.
Përplasja sipas banorëve ka nisur që në orën 03:00 të mëngjesit. Banorët nuk dëshirojnë të largohen dhe janë shtrirë përtokë në rrugën pranë Prokurorisë.
Sjellim në vëmendje “Shuplaka” ka publikuar rast pas rasti lajmin se 35 anëtarët e këtyre familjeve kërkojnë vazhdimin e hetimit për pallatin në ”Unazë të Re”, në Tiranë, i cili u kthye para disa muajsh në skenë të rrezikshme, pas tentativës së një gruaje për t’u hedhur prej andej. Banorët që kërkojnë vazhdimin e hetimeve pretendojnë se ndërtuesi Dritan Llanaj i ka mashtruar me apartamentet, ndërkohë që ky ndërtues është thirrur po nga Prokuroria për çështjen. (J.V/Shuplaka)