17:52 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

2 këshilltarë të LSI në Kurbin i bashkohen PS: Aleanca e PD dhe LSI me Rusinë, na ka bindur…

17:22 | 21/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
2 këshilltarë të LSI në Kurbin i bashkohen PS: Aleanca e PD dhe LSI me Rusinë, na ka bindur…

2 këshilltarë të LSI të Bashkisë e Kurbinit dhe 1 i Partisë Demokratike kanë braktisur këta forca politike për t’ju bashkuar partisë Socialiste. Këshilltarët Drane Halilaj dhe Vlash Piroli nga Lëvizja Socilaiste për Integrim dhe Zana Hoti nga Partia Demokratike, në deklaratën e tyre thonë se bashkëpunimi PD-LSI kundër Shqipërisë u tregua dhe me lobimin rus, ku LSI nuk u distancua. Më tej, ata theksojnë se PS është partia që po e çon vendin në BE.

Ata thonë se qytetarët e Kurbinit, ashtu si të gjithë shqiptarët e tjerë, nuk kanë asgjë të përbashkët me interesat okulte ruse që dëshirojnë një Shqipëri të përçarë, të prapambetur dhe jashtë Bashkimit Europian.

“Nga dita e sotme, ne i bashkohemi grupit të këshilltarëve të PS, pasi sot ajo është partia e vetme që mishëron aspiratat europiane dhe perëndimore të qytetarëve tanë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e tyre.

Deklarata e plotë e këshilltarëve të LSI:

Përgjatë tyre viteve të fundit, ne këshilltarët e LSI, Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në Kurbin, jemi përpjekur t’i shërbejmë sa më mirë interesave të qytetarëve tanë, pavarësisht urdhrave të përsëritur që kemi marrë ngë partitë tona për të bllokuar investimet e qeverisë qëndrore në këtë pjesë.

Jemi treguar të duruar, me bindjen se pavarësisht luftës politike, në fund do të ishte arsyeja ajo që do të triumfonte.

Megjithatë, zhvillimet e fundit politike tregojnë se Partia Demokratike dhe LSI janë të gatshme të bëjnë gjithçka në emër të pushtetit, madje edhe të bashkëpunojnë me Rusinë.

Qytetarët e Kurbinit, ashtu si të gjithë shqiptarët e tjerë, nuk kanë asgjë të përbashkët me interesat okulte ruse që dëshirojnë një Shqipëri të përçarë, të prapambetur dhe jashtë Bashkimit Europian.

Aleanca e PD dhe LSI me Rusinë, na ka bindur përfundimisht se qëndrimi i mëtejshëm në radhët e këtyre dy partive jo vetëm që është i pamoralshëm, por është edhe i dëmshëm për interesat e të gjithë kurbinasve.

Çdo njeri, me sadopak ndërgjegje të mbetur brenda vetes, nuk mund të pranojë të shndërrohet në një vegël në përpjekjen e opozitës për të ardhur në pushtet, duke shitur interesat kombëtare të vendit.

Ne, si këshilltarë të njësisë administrative Kurbin nuk kemi asgjë të përbashkët me këtë luftë të verbër dhe të turpshme që po bëhet në emër të pushtetit.

Ne, si këshilltarë, por në radhë të parë si qytetarë të përgjegjshëm, si shqiptarë të thjeshtë, nuk kemi asgjë të përbashkët me interesat tuyrse.

Historia jonë tregon se diçka e tillë do të kishte pasoja të parikuperueshme për të gjithë Shqipërinë. Vokacioni i qytetarëve kurbinas nuk mund të jetë i ndryshëm nga ai i të gjithë shqiptarëve të tjerë.

Për këtë arsye, ne deklarojmë sot largimin tonë përfundimtar nga radhët e Partisë Demokratike dhe LSI.

Nga dita e sotme, ne i bashkohemi grupit të këshilltarëve të PS, pasi sot ajo është partia e vetme që mishëron aspiratat europiane dhe perëndimore të qytetarëve tanë.

Gjithashtu, me këtë vendim tonin, shpresojmë të çbllokojmë përfundimisht paketën e investimeve të parashikuara nga qeveria për Kurbinin, e të bllokuara në mënyrë meskine për shumë kohë nga partitë e opozitës.

(B.H/Faxëeb)

 

 

Etiketa: ikin tre keshilltaret e LSIkurbin
Pas

FOTO/ Ish banori i Big Brother përfshihet në një aksident

Para

Gaz lotsjellës për herë të katërt, ndërpritet sërish seanca në Kuvendin e Kosovës

Para
Gaz lotsjellës për herë të katërt, ndërpritet sërish seanca në Kuvendin e Kosovës

Gaz lotsjellës për herë të katërt, ndërpritet sërish seanca në Kuvendin e Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prokuroria Speciale shpall në kërkim ndërkombëtar Milan Radojiçiç për sulmin në Banjskë

Trump mendohet për bashkimin në misionet ushtarake kundër Iranit, ndërkohë që i thërret Netanyahu të vazhdojë operacionet

Avionat iranian zbarkojn në Oman/ A po arratiset presidenti?

Bledi Shkëmbi mbyll kapitullin me Tiranën, ofertë nga Maqedonia e Veriut

INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024

Pirro Vengu: Teknologji moderne me përdorim të dyfishtë, prioritet për modernizimin e Forcave të Armatosura

Plagosja me gomone në Gjipe/ Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për drejtuesin e gomones që plagosi turistin gjerman

Lulzim Veliu: Bllokimi i Kuvendit i shërben vetëm faktorëve anti-Kosovë, Serbia nuk do ta arrijë kurrë Kosovën

Trump paralajmëron Iranin: “Dorëzim pa kushte, gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.