Moderatorja e njohur Orinda Huta dhe Turjan Hysko 2 vite më parë i dhanë fund beqarisë në një ceremoni madhështore e cila mori vëmendjen e të gjithëve dhe u komentua gjatë. Siç duket pas martesës moderatorja ka ndjekur traditat dhe ka marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj.
Ndonëse ajo në ekran shfaqet me mbiemrin Huta, në dokumenta mban mbiemrin Hysko dhe këtë gjë e ka treguar së fundmi në një postim në ‘Instastory’. Orinda ka publikuar një foto të pasaportës së saj ku shihet se quhet Orinda Hysko dhe më pas ka sqaruar dhe arsyen se përse e ka ndryshuar.
“U bëra Hysko për 1 arsye…Zonjat e gjendjes civile më pyetën mbi 10 herë në isha e sigurt. Kujtonin se ishte Turjani arsyeja, por i thashë jo, është vendim personal. Unë do jem gjithmonë një ‘Huta’ gjithsesi dhe me shumë qejf… P.s Kjo gjë ndodhi qëkur u martuam, tani thjesht më skadoi pasaporta”, ka shkruar Orinda.