15:56 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Prapaskenat te Milani: Leonardo bërtiti me sa fuqi të kishte. Drejtuesi “masakroi” Gattuson. Ndryshon edhe merkato

13:16 | 29/04/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prapaskenat te Milani: Leonardo bërtiti me sa fuqi të kishte. Drejtuesi “masakroi” Gattuson. Ndryshon edhe merkato

Milani po kalon momentin më të vështirë të sezonit dhe trajneri Gennaro Gattuso, edhe pse i konfirmuar deri në fund, për mungesë alternativash, ka qenë në qendër të stuhisë. Pas ndeshjes, Leonardo, Gazidis dhe Maldini, treshja operative e klubit, kanë “masakruar” Rino Gattuson, trajnerin kuqezi, teksa ai që ka bërtitur më fort ishte drejtori sportiv, Leonardo.

Sipas asaj që shkruan “Sky”, në një orë e gjysmë të mbyllur në dhomat e zhveshjes, drejtuesit dhe trajnerit kanë ballafaquar idetë e tyre. Ai që ka folur më shumë ishte braziliani Leonardo, i cili nuk është përmbajtur, por ka shprehur gjithë pakënaqësinë.

Moduli i lojës, ndryshimet e shpeshta, forma e dobët e futbollistëvë dhe sidomos aspekti fizik. Këto kanë qenë temat kryesore, ndërsa edhe zëvendësimet e bëra nuk kanë pëlqyer aspak. Fakti që njëherë në mbrojtje luan Caldara (ndaj Lazios) dhe tri ditë më pas Musacchio duket i pakuptueshëm, ashtu si ulja në stol e Piatek apo zëvendësimi i Paquetas pjesën e dytë.

Pas mbledhjes me tone të larta, palët kanë lënë dhomat e zhveshjes. Gattuso ka dalë i pari duke iu drejtuar autobusit me ekipin, ndërsa më pas kanë dalë Leonardo, Gazidis dhe Maldini. Sot, treshja e drejtuesve është mbledhur në “Casa Milan”, ndërsa nuk është trajneri.

Ekipi është lënë pushim teksa stërvitjet do të rikthehen të martën. Sipas “Repubblica”, ndërkohë, merkato që parashikohet gjatë verës do të jetë Under 23, pra vetëm futbollistë të rinj dhe premtues. Asnjë i vjetër, asnjë me rrogë të lartë dhe asnjë për të cilin ka ankand.

Presidenti Scaroni, ndërkohë, në intervistën e dhënë sot, ka thënë se “Champions nuk ka ikur ende, do të provojmë deri në fund. Sigurisht, do të ketë devijim plani nëse nuk e arrijmë, por e kishim llogaritur edhe këtë mundësi”.

Etiketa: gatussomilan
Pas

2 vite pas martesës me Turin, Orinda Huta bën ndryshimin e madh: Edhe më pyetën zonjat 10 herë…

Para

Kontrolle të befasishme në Tiranë, arrestohen 4 persona. U kapën me kokainë dhe heroinë

Para
Operacioni/ Armë, mjete të blinduara dhe drogë. Kush janë 4 të arrestuarit e sotëm në Tiranë (Emrat)

Kontrolle të befasishme në Tiranë, arrestohen 4 persona. U kapën me kokainë dhe heroinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.