Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bajram Begaj, në këtë përvjetor të agresionit rus, ka shprehur përkrahjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës.
Ai thotë se sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri.
Postimi i zotit Begaj:
Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.
Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit.
Ukraina sot është ndërgjegjja jonë.
Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik.
Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale.