01:48 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

I rritur nga gjyshja mes vështirësive ekonomike, shërbeu si marins dhe shkëlqeu në Universitet / Profil i JD Vance, një nga zv/presidentët më të rinj në historinë e SHBA

07:25 | 18/01/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I rritur nga gjyshja mes vështirësive ekonomike, shërbeu si marins dhe shkëlqeu në Universitet / Profil i JD Vance, një nga zv/presidentët më të rinj në historinë e SHBA

Republikani JD Vance vjen nga një familje e thjeshtë amerikane me prejardhje modeste. Ai u rrit në mes vështirësish ekonomike një qytet industrial të shtetit Ohajo.

Më pas ai ndoqi studimet në një nga universitetet më të mira të vendit dhe tashmë merr detyrën e nënpresidentit, si një prej tre njerëzve më të rinj në moshë që kanë mbajtur këtë post në historinë amerikane.

Pak minuta pasi u zgjodh nënpresident i Shteteve të Bashkuara, JD Vance deklaroi se:

“Pas rikthimit më madhështor politik në historinë amerikane, ne do të udhëheqim rikthimin më të madh ekonomik në histori, nën drejtimin e Donald Trump-it”.

 

Skena kombëtare në të cilën ai është ngjitur, është larg prej rrugicave të pjesës qendrore të Amerikës. Qyteti Jackson në Kentucky, nuk është vendi ku lindi Vance. Por ai e quan atë vendin e tij.

“Kur i propozova bashkëshortes time, i thashë: ‘E dashur, vij me një borxh prej 120 mijë dollarësh nga studimet juridike dhe një parcelë të rezervuar në një varrezë në lindje të shtetit Kentucky”, tha Vance gjatë kandidimit në zgjedhje.

Gjyshen e Vance e thërrisnin ‘Nëna’.

“Vinte gjithnjë këtu me gjyshen. Ajo e sillte në mal, që ai të shihte se si ishte jeta dhe ishte e dukshme që atij i pëlqente”, thotë John Hollan, sherifi i kontesë Breathitt, Kentucky.

Ai lindi në Middletown, të Ohajos dhe u rrit më shumë nga gjyshja e rreptë, që ngrinte zërin shpesh dhe mbante në shtëpi 19 armë të mbushura.

Duke mbajtur mbiemrin e njerkut të tij, JD Hamel fitoi zgjedhjet e tij të para. Për rastësi ai ishte dhe nënpresident i klasës së tij në shkollën e mesme në Middletown. Ai shërbeu si marins dhe u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

Më pas, ai vazhdoi studimet në Universitetin Yale, ku u njoh me studenten Usha Chilukuri – bashkëshorten e tij të ardhshme.

Vance u bë i njohur në nivel kombëtar për shkak të librit të tij të suksesshëm të vitit 2016 për klasën punëtore të Amerikës, që më pas u shndërrua edhe në film me titullin “Hillbilly Elegy”. Në film, aktorja Glenn Close luan rolin e gjyshes së tij të rreptë

“Je ti që duhet të vendosësh nëse dëshiron të bëhesh dikush apo jo?”, i thotë ajo në film.

Me mbështetjen e ish-Presidentit Donald Trump, djaloshi nga Ohajo që dashuron shtetin Kentaki u zgjodh senator i shtetit të Ohajos. Dhe vetëm dy vite më vonë u njoftua se Trump e përzgjodhi për të kandiduar për nënpresident të Shteteve të Bashkuara.

Vance pati megjithatë një fillim të vështirë, pasi e kishte quajtur në të kaluarën Trump “moskokëçarës’ dhe pati deklaruar se “nuk do të bëhej kurrë mbështetës i tij”.

Më pas, ndërsa kandidonte për nënpresident, politikat e Vance reflektonin ato të Trump. Dhe ai dha këtë përgjigje kur u pyet nëse “ish-presidenti i kishte humbur zgjedhjet e 2020-ës?”:

“Jo, mendoj se ka probleme serioze me 2020-ën. Pra, duke iu përgjigjur pyetjes a i humbi Donald Trump-i zgjedhjet? Jo, do të thosha unë”.

Vance ka përqasje të ashpër në lidhje me Kinën dhe Azinë Lindore, kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe…i pyetur për konfliktin Izrael-Hamas tha se:

“Kamala Harris, nga njëra anë thotë se shqetësohet vërtet për viktimat në radhët e civilëve. E megjithatë, ajo refuzon t’i japë Izraelit armët që i mundësojnë të minimizojë viktimat civile”.

Në moshën 40-vjeçare, Vance do të jetë nënpresidenti i tretë më i ri në historinë amerikane./ Carolyn Presutti, Zëri i Amerikës

Pas

Rriten lehtë temperaturat/ Parashikimi i motit për sot

Para

“Rritja e ekonomisë në BE pritet të shkojë deri në 1.5% në vitin 2025!” Analiza: Europa, një ripërtëritje e përshkallëzuar në një mjedis të pafavorshëm

Para
“Rritja e ekonomisë në BE pritet të shkojë deri në 1.5% në vitin 2025!” Analiza: Europa, një ripërtëritje e përshkallëzuar në një mjedis të pafavorshëm

“Rritja e ekonomisë në BE pritet të shkojë deri në 1.5% në vitin 2025!” Analiza: Europa, një ripërtëritje e përshkallëzuar në një mjedis të pafavorshëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.