Ai është vetëm 20 vjeç po ka qenë një nga të rinjtë më të përfolur ditët e fundit. Aldi Leshaj, i riu që plagosi policin në tentativën për të grabitur një makinë dhe më pas u qëllua nga policia pasi nuk donte të dorëzohej.
Nga ambjentet e Spitalit ku gjendet ai ka treguar edhe për arsyet që e shtynë të ndërmerrte atë akt të rëndë. Sipas një të përdishmeje ai ka pranuar se edhe më parë kishte vjedhur në Itali po asnjëherë nuk ishte zbuluar nga policia.
‘’Nuk e di as vetë pse e bëra. Në fakt nuk doja dhe as që kisha ndërmend ta qëlloja policin. Ishte gjëja e fundit që më vinte ndërmend. Po në një moment ashtu ma dha truri. Isha mësuar në Itali, atje e kisha më të lehtë. Nuk më ndaloi asnjëherë një polic, ndërsa këtu pas asaj që bëra në Laç, më rrethuan’’, mësohet të jetë shprehur i riu.
Policisë dhe forcave RENEA që u morën pjesë në aksion iu desh ta plagosnin në këmbë të riun që më pas ta arrestonin. Ai nuk iu bind thirrjes së tyre për t’u dorëzuar.