21:51 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

2024, koncesioni i laboratorit zë 10.4% të buxhetit të QSUT, 3 herë më shumë se mesatarja ndërkombëtare

07:14 | 25/01/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
2024, koncesioni i laboratorit zë 10.4% të buxhetit të QSUT, 3 herë më shumë se mesatarja ndërkombëtare

Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin për shërbimin spitalor këtë vit.

Fondi total për spitalet publike për 2024 është 32,2 miliardë lekë, ndërsa buxheti për QSUT (Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”) është 7.8 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare, në buxhetin e QSUT për këtë vit do të shpenzohen për koncesionin e laboratorit 820 milionë lekë, ose rreth 10.4% të buxhetit vjetor të spitalit më të madh në vendin tonë.

Kosto e shërbimit të laboratorit në QSUT është më shumë se trefishi i kostos së këtij shërbimi në spitalet ndërkombëtare.

Studimi “Hospital Cost Structure and the implications on Cost Management During COVID-19” që mori informacion e kostos për 3521 spitale private tregoi së shërbimi i laboratorit zinte 3.8% të kostos së përgjithshme.

“Zëri i vetëm më i madh janë kostot administrative dhe të përgjithshme (21.4% e të gjitha kostove operative).  Kostot e tetë shërbimeve të kujdesit ndaj pacientëve, salla e operacionit (8.4%), laboratori (3.8%), radiologjia diagnostike (2.7%), kujdesi i përgjithshëm rutinë në spital (9.1%), njësia e kujdesit intensiv (2.2%), klinika ambulatore (4.2 %), dhoma e urgjencës (3.9%) “, thuhet në studim.

Siç shihet nga krahasimi i të dhënave koncesionet e kanë deformuar dukshëm strukturën e kostos në spitalet tona por sidomos në QSUT.  Pesha e shpenzimit të shërbimi i laboratorit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” është 3,2 herë më i lartë se mesatarja ndërkombëtare.

Struktura e kostos përkeqësohet edhe me tepër, nëse studiohet koncesioni i sterilizimit. Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare as studim për ndarjen e kostove gjatë një operacioni, por për shumicën e rasteve pastrimi dhe sterilizimi i sallës kushton më shumë se puna e kirurgut në sistemin publik.

Hierarkia e kostove në spitalet publike të vendit është dëmtuar rëndë nga koncesionet PPP, të cilat tashmë janë nën hetim dhe ka edhe të arrestuar për shkak të abuzimeve të gjetura.

Siç shihet nga të dhënat zyrtare në vendimin e qeverisë QSUT dhe Spitali rajonal i Fierit përballen me kosto të larta të shërbimit të laboratorit në raport më buxhetin e përgjithshëm që kanë këtë vit.

Për më tepër vlera e kontratës se PPP të laboratorit po rritet vit pa viti për shkak të parashikimeve të dobëta. Mungesa e pagesave për koncensionin shoqërohet me kufizimin e shërbimit të laboratorit.

Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro, dhe afati i saj përfundon në vitin 2028. Por pagesat për këtë koncesion janë rritur vit pas viti. Nga 1.1 miliardë lekë që u paguan nga buxheti në 2021, shuma u rrit në 1.85 miliardë lekë në 2024./ MONITOR

Pas

CIA tenton të rekrutojë agjentë të dyfishtë në Rusi

Para

Shpërthen një bombul gazi gjatë natës në Shijak, shkaktohen dëme materiale

Para
Lezhë/ Plas sherri në karburant, punonjësit bëjnë për spital 37-vjeçarin nga Kosova

Shpërthen një bombul gazi gjatë natës në Shijak, shkaktohen dëme materiale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.