Pas përplasjes në distancë mes mazhorancës dhe opozitës për datën e takimit të Këshillit Politik, palët kanë rënë dakord që takimi i radhës të jetë ai i 26 Majit në orën 11:00.
Ishte PD dhe LSI ato që kërkonin që takimi të mbahej të hënën, por sipas socialistëve ajo është një ditë pushimi dhe duhej të shtyhej për të martën, ku dhe më pas kanë gjetur dakordësi.
”Duke qenë se dita e Hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundësuar rezervimin e sallës për takimin e grupit të punës për reformen zgjedhore, ne date 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve. Pra, mbledhja zhvillohet në 26 Maj, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve”, thuhej në pretendimin e mazhorancës.
“Deklarimet tuaja se është gjetur kompromisi për një sërë çështjesh janë të pavërteta dhe synojnë vetëm fshehjen e të vërtetës që deri më sot nuk ka kompromis për çështjet themelore, për të cilat Opozita e Bashkuar ka paraqitur propozime konkrete.” – thuhej në letrën e përfaqësuesve të opozitës, duke kërkuar takimin e grupit politik fillimisht të hënën më 25 maj.