Një 26-vjeçare nga Skënderaj në Kosovë është zhdukur prej tre ditësh. Këtë e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të zhdukur.
Tahiri përmes një postimi në Facebook thotë se familjarët e vajzës nga Skënderaj ka deklaruar se ajo është e pushtuar nga djalli.
Postimi i tij
Vemendje! Person i zhdukur. Emri mbiemri: Egzona Islam Ferati Gjinia: Femer Data e lindjes:23/02/1994 Gjatsia:160 cm Pesha: 60 kg Vendlindja: F. Qirez Komuna Skenderaj Gjendja fizike: E mir Gjendja Psiqike: E rekomanduar mir nga Doktoret.
Deklarata familjare:Me16/10/2020 reth ores 07 mengjes ka dal nga shtepia dhe nuk dihet asgje per vendodhjen e saj.
Personi ne fjal ka dal edhe nje her, eshte gjetur ne nje pyll afer shtepis. Sipas familjarve vajza eshte e pushtuar nga ,,Xhinet”( djalli ) ne termin fetar.
Vullnetaret dhe grupi i kerkim shpetimit e pranojn kete rast per shqyrtim. Kerkojm mobilizim te Vullnetarve.