07:08 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

29 vite nga masakra e serbëve në Srebrenicë, si u vranë mbi 8300 boshnjakë

15:26 | 11/07/2024
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
29 vite nga masakra e serbëve në Srebrenicë, si u vranë mbi 8300 boshnjakë

Në Srebrenicë më 11 korrik është shënuar 29-vjetori i gjenocidit, që u krye nga forcat serbe në Bosnje e Hercegovinë. Në Srebrenicë dhe zonat përreth, forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8.300 boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Në Qendrën Përkujtimore Potoçari këtë vit varrosen mbetjet mortore të 14 viktimave të gjenocidit. Viktima më e re që do të varroset është 17 vjeç, ndërkaq më e vjetra 68. Për herë të parë këtë vit, 11 korriku shënohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, pasi kjo organizatë miratoi një rezolutë për Srebrenicën më 23 maj.

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, gjatë ceremonisë përkujtimore në Potoçari tha se është e rëndësishme që shoqëria të kundërshtojë çdo përpjekje për të minimizuar shkallën e gjenocidit në Srebenicë.

“Madhërimi i kriminelëve të luftës është fyerje, në mos kërcënim për viktimat, por po ashtu është edhe shkelje e Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës”, tha ai.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se korriku i vitit 1995 ishte një prej kapitujve më të errët të historisë moderne evropiane.

“Srebrenica vazhdon të jetë një plagë e thellë në historinë e Evropës. Dështimi për të parandaluar këtë gjenocid është një barrë që ne vazhdojmë ta bartim”, shkroi ai në një kolumne. Borrell tha po ashtu se në Bosnje dhe në mbarë rajonin “ka ende një tendencë shqetësuese të mohimit. Çdo mohim i gjenocidit është shuplakë në fytyrën e drejtësisë dhe pengesë për pajtim”.

Më herët gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur për 29-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, miratoi një deklaratë që përkujton dhe nderon viktimat e gjenocidit.

Krimi në Srebrenicë më 2007 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë u njoh si gjenocid i kryer nga Ushtria e Republikës Sërpska. Srebrenica në korrik të vitit 1995 ishte zonë e mbrojtur e OKB-së.

Gjykata e njëjtë gjeti Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit. Gjykata po ashtu tha se Serbia ka shkelur obligimin për të ndëshkuar kryesit e gjenocidit.

Para këtij vendimi, disa gjykata kanë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë. Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm./REL

Pas

Analiza: A po kërkon Rusia ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë?

Para

Vatrat e zjarrit në Dropull, Balla zbret në terren: Të përfshira në operacion dhjetëra forca e mjete, në kontakt me Qendrën e Mekanizmit Europian të Solidaritetit

Para
Vatrat e zjarrit në Dropull, Balla zbret në terren: Të përfshira në operacion dhjetëra forca e mjete, në kontakt me Qendrën e Mekanizmit Europian të Solidaritetit

Vatrat e zjarrit në Dropull, Balla zbret në terren: Të përfshira në operacion dhjetëra forca e mjete, në kontakt me Qendrën e Mekanizmit Europian të Solidaritetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.