03:51 | 09/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

3 gëzime në një ditë për akademikun kosovar: Veliaj e bën “Qytetar nderi”

15:16 | 28/11/2016
në Aktualitet, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
3 gëzime në një ditë për akademikun kosovar: Veliaj e bën “Qytetar nderi”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzon titullin “Qytetar nderi” si edhe “Çelësin e Qytetit” shkrimtarit, veprimtarit dhe akademikut kosovar Adem Demaçit.

Veliaj u shpreh se ishte i lumtur që iu dha mundësia t’i dorëzonte këtë titull një figure të rëndësishme të çështjes shqiptare, siç është Demaçi.adem-demaci

“Sot kemi një rast shumë të veçantë e nuk besoj se mund të kishte rastësi më të bukur se sa Ditën tonë të Pavarësisë ta kujtojmë duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi” mikut, vëllait dhe patriotit të madh Adem Demaçi. Sot është një ditë e shënjuar për të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri ku jemi sot por kudo ku jetojnë ata në trevat tona, në Ballkan apo në emigracion. Është shumë me vend që në një ditë si kjo të kujtojmë, jo vetëm ato figura që shpallën pavarësinë tonë të parë, 104 vite më parë, por çdo shqiptar të mirë që ka luftuar për çështjen shqiptare.”, është shprehur kryetari Veliaj.

Ky titull iu dorëzua Demaçit me motivacionin e intelektualit të shquar, simbol i rezistencës për liri, pavarësi dhe prosperitet, për kontributin dhe sakrificat e tij ekstreme në kohën e ish-Jugosllavisë.

Në atë periudhë Demaçi ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, ka luftuar për liritë dhe të drejtat e Kosovës dhe barazisë së saj me republikat e tjera. Për këtë angazhim të tij, ai është dënuar disa herë nga regjimi jugosllav duke vuajtur 28 vjet heqje lirie.

Dhënia e këtij titulli nuk përkon vetëm me Festën e Pavarësisë, por edhe me 80-vjetorin e lindjes së Demaçit, ç’ka shënon gëzimin e tretë brenda ditës.

Etiketa: Adem DemaciErion VeliajQytetar nderi
Pas

Te varri i Azem Hajdarit, i biri dhe deputetja demokrate homazhe këtë 28 nëntor

Para

Kapen 118 kilogramë marjuanë në kufi me Greqinë, tre gra në pranga

Para
Kapen 118 kilogramë marjuanë në kufi me Greqinë, tre gra në pranga

Kapen 118 kilogramë marjuanë në kufi me Greqinë, tre gra në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Gruaja e aktorit amerikan vdes papritur në moshën 51 vjeçare pas betejës me anoreksinë

Hamasi në Këshillin e Sigurimit: Ndaloni luftën menjëherë

Pesë mënyra për të pasur një fundjavë të këndshme pa lënë pas dore shëndetin tuaj

SPAK urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës/ 9 kërkesa për arrest me burg dhe 6 arrest shtëpie, mes tyre Taulant Tusha

Zjarri shkrumbon shtëpinë e të moshuarit në Fier, ja çfarë dyshohet se shkaktoi zjarrin

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 6 të plagosur, mes tyre një e mitur

Urdhër arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, zbulohen emrat

SPAK lëshon 15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës

Talat Xhaferi pritet të bëhet kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

Një miliardere si Taylor Swift, vlera e saj e pasurisë për vitin 2023 kalon pritshmëritë….

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.