20:56 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

3 shqiptarë të vrarë në rrugët e Athinës, policia greke del në njoftim zyrtar, roli i gruas që u vu në pranga

15:56 | 03/07/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia amerikane përballet me breshëri plumbash, 3 oficerë të vdekur dhe 4 të plagosur
EMRAT/ Përplasja me armë në Athinë, identifikohen dy shqiptarët e vrarë (FOTO)
EMRAT/ Përplasja me armë në Athinë, identifikohen dy shqiptarët e vrarë (FOTO)
Thellohet bilanci tragjik në rrugët e Athinës, shkon në tre numri i viktimave, del VIDEO-ja e momentit të përplasjes së shqiptarit (Dëgjohen britma dhe të shtënat me armë)

Policia greke ka dalë në deklaratë zyrtare në lidhje me përplasjen mes bandave që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Athinë, ku mbetën të vdekur 3 shtetas shqiptar, ndërkohë që përplasja dyshohet se ka shkak konfliktet për drogën.

Në njoftimin zyrtar të policisë greke thuhet se të vdekurit janë një 48-vjeçar, një 46-vjeçar dhe një 23-vjeçar, të 3 shqiptarë. Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, tre makina dhe një motoçikletë, një 43-vjeçare është arrestuar dhe pesë persona të tjerë po merren në pyetje.

Sipas policisë greke, mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një shtetas 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një shtetase 43-vjeçare, ka qëlluar me armë në drejtim të një grupi personash duke goditur me makinë edhe njërin prej tyre, 23 vjeç.

Më pas shtetasja 43-vjeçare ka marre drejtimin e mjetit duke goditur sërish 23-vjeçarin, ndërsa 48 vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë makinën një personi që kalonte aty dhe është nisur drejt zonës së Axarnin.

Më pas autori ka kryer një grabitje me armë në një pikë karburanti, në Avenue Dimokratis. Duke dalë nga dyqani, ai është pikasur nga oficerët e policisë, të cilët kanë tentuar ta kontrollojnë. 48-vjeçari ka qëlluar drejt tyre duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Në këtë kuadër, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit duke e qëlluar për vdekje.

Kush janë viktimat:

3 persona mbetën të vdekur dhe 3 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve efektivë policie, në dy përleshje me armë zjarri në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou, që dyshohet se kishte protagonistë kriminelë shqiptarë në Athinë. Dy ngjarjet e përgjakshme ishin të lidhura me njëra-tjetrën. Jani T. dhe Gëzim A., të cilët ishin arrestuar në muajin maj për trafik droge. Ndërsa viktima e tretë është Adil Tafa.

Gjithçka nisi mëngjesin e të shtunës ku dy anëtarë të dy bandave shqiptare, u takuan në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre personale. Megjithatë, atmosfera nuk vonoi të përkeqësohej dhe shumë shpejt ata u përleshën me njëri-tjetrin.

Episodi i parë ndodhi pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia, ku ka pasur një sherr mes shtatë personave. Një Mercedes-Benz me një drejtuese një femër dhe dy pasagjerë të tjerë, i janë afruar dhe kanë qëlluar një të ri i cili ishte me motor, duke e lënë të plagosur rëndë.

Motoçikleta ndiqej nga babai i viktimës, me një makinë tip Audi, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë. Babai, në shenjë hakmarrje, ka qëlluar autorin e plagosjes së të birit duke e lënë të vdekur.

Nga mjeti “Audi” ka dalë pasagjeri dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur, nga plumbat, është goditur nga një automjet në lëvizje duke mbetur i plagosur, por që më pas ka ndërruar jetë në spital. Sipas mjekëve kishte marrë edhe plagë me armë zjarri.

Një tjetër person ndërkohë ka dalë nga automjeti tip “Mercedes-Benz” dhe për t’i shpëtuar përplasjes së përgjakshme, me kërcënimin e një arme ka ndaluar një mjet në rrugë duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku burimet flasin se ka tentuar të grabisë një karburant dhe një market.

Më pas ka dalë në rrugë dhe ka ndaluar një patrullë policie duke e menduar për taxi. Sapo ka parë policët ka hapur zjarr ndaj tyre duke plagosur njërin në këmbë dhe njëri në shpatull, ndërkohë që edhe policët janë kundërpergjigjur duke e vrarë shqiptarin.

Mësohet se dy nga 3 shqiptarët e vrarë, të cilët rezultojnë shokë me njeri-tjetrin pasi të dy ndodheshin në automjetin “Mercedes-Benz”, rezultojnë të arrestuar për çështje droge në maj të vitit të kaluar në Athinë. Ndërkohë është arrestuar një femër, 43-vjeçare.

Pas masakrës fshihet çmontimi i një bande të trafikut të drogës majin e kaluar, anëtarë të së cilës ishin dy nga shqiptarët e vrarë, për të larë hesapet.  Ata kishin qenë pjesë e të njëjtit grup për trafikun e drogës, por mes tyre kishin nisur mosmarrëveshjet për pazare droge.

Etiketa: 3 te vraregreqi
Pas

Po festonte ditëlindjen e 40-të, artistit i shembet kapaku i pusetës, vdes tragjikisht

Para

Aksident në Nivicë, mjeti del nga rruga, plagoset pasagjeri

Para
Përplasen “keq” makinat, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Aksident në Nivicë, mjeti del nga rruga, plagoset pasagjeri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

VKM/ Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Ministri izraelit i Mbrojtjes niset drejt Uashingtonit për bisedime me SHBA-në

Zjarret në Shqipëri: 12 vatra të raportuara, 4 ende aktive, 277 forca në terren

VKM/ Vendosen rregullat dhe kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve pas përfundimit të detyrës, kriteret dhe procedurat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.