Policia greke ka kapur 30 kilogramë drogë në kufirin greko-shqiptar në Janinë. Droga e sekuestruar nga policia është hashash dhe është gjetur në mjetin e një shqiptari, 21 vjeç. Në kuadër të këtij hetimi në Pagania u arrestuan edhe dy persona të tjerë. 2 personat e tjerë ishin në një mjet që kontrollonin rrugën.(J.V/Shuplaka)