03:52 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fier/ I morën 20 mijë lek ryshfet për t’i dhënë ‘metadonin’ pacientit, shkojnë për gjykim mjeku dhe infermieri

11:53 | 26/04/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fier/ I morën 20 mijë lek ryshfet për t’i dhënë ‘metadonin’ pacientit, shkojnë për gjykim mjeku dhe infermieri

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim mjekun toksikolog Lulzim Banushaj bashkë me infermierin E.M, të cilët akuzohen për “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre”.

Sipas hetimeve, ata kanë dhënë në mënyrë të paligjshme ilaçin “Metadon”, në kundërshtim me protokollin mjekësor duke marrë ryshfet 20 mijë lekë të vjetra.

Nga ana tjetër në njoftim bëhet e ditur se mjeku ka lëshuar medikamentin ‘Metadon’ pa i kryer analizat e pacientit. Në njoftim thuhet se mjeku i ka dhënë një sasi dyfish nga ajo që lejon protokolli për të lëshuar medikamentin.

Sipas prokurorisë ilaçi pacientit i është dhënë pa recetë.

Dy bluzat e bardha dyshohet se kanë vepruar kundrejt përfitimeve monetare, duke rrezikuar shëndetin e pacientit edhe pse ky i fundit i ka thënë se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit L.B. dhe E.M. për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 259 prg. 1 dhe 248 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1599, të vitit 2023, prokuroria mori të pandehur shtetasin L.B., mjek toksikolog dhe kërkoi dërgimin e çështjes në gjyq, pasi nga hetimet u provua se ky shtetas ka lëshuar recetë për marrjen e medikamentit “Metadon” një shtetasi që ka pretenduar se është përdorues i lëndëve narkotike, pa pasur analizat e tij dhe pa rekomandimin e mjekut të familjes, përkundrejt përfitimit material.

Gjithashtu, është marrë i pandehur edhe shtetasi E.M., infermier i Sektorit të Shërbimit Parësor në NJVKSH Fier, pasi u provua se, në kundërshtim me detyrën e tij dhe protokollin mjekësor, i ka dhënë një shtetasi medikamentin “Metadon” në dyfishin e sasisë së përcaktuar, duke u mjaftuar vetëm me një recetë mjekësore, pa pasur kartelë mjekësore të pacientit që do të trajtohet me këtë medikament, përkundrejt përfitimit material.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që gjatë ushtrimit të funksioneve publike kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin kundrejt marrjes së përfitimeve të parrgullta.

Rasti ka ndodhur në 15 nëntor të vitit 2023, ku sipas njoftimit të policisë së asaj kohe.

Mjeku Lulzim Banushaj dhe infermieri morën nga 2000 lekë ryshfet, për t’i dhënë metadon, një pacienti në kundërshtim me ligjin dhe  rregullat për tregtimin e këtij medikamenti.

Pas

Tiranë/ Policia heton 38-vjeçarin që goditi në kokë djalin e ish- deputetit Mhill Fufi në një nga rezidencat në Farkë

Para

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ BKH dhe SPAK “zbarkojnë në Elbasan. Prokurori Olsi Dado në krye të grupit të monitorimit në terren

Para
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ BKH dhe SPAK “zbarkojnë në Elbasan. Prokurori Olsi Dado në krye të grupit të monitorimit në terren

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ BKH dhe SPAK “zbarkojnë në Elbasan. Prokurori Olsi Dado në krye të grupit të monitorimit në terren

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.