Nga Policia e Shtetit është kapur një sasi e madhe droge në Vithkuq të Korçës. Mësohet se janë sekuestruar plot 23 thasë me kanabis me 300 kilogramë drogë (hashash). Sekuestrimi ka ardhur në bazë të aksionit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike që ka të bëjë me kontrollet e ambienteve të ndryshme për goditjen e magazinimit të lëndëve narkotike.
Detaje:
Gjatë kontrollit në dy ambiente të ndryshme konkretisht në çatinë e një ndërtese dhe në banesën e një shtetasi tjetër në Vithkuq, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 23 thasë me një sasi rreth 300 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, si edhe 2 armë zjarri, deklaron zyrtarisht Policia e Shtetit. Janë shoqëruar dy shtetas të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve. (J.V/Shuplaka)