Japonia, një nga vendet me ekonominë më të fortë në botë, ka hapur dyrt për punësimin e rreth 340 punëtorëve.
Pas Gjermanisë edhe ky shtet i Lindjes së Largët është duke kërkuar punëtor pasi po vuan mungesën e theksuar të forcës së punës në sektor të ndryshëm të ekonomisë.
Të dhënat për këtë shtet tregojnë se popullsia e tij po plaket me ritme të shpejta, pasi numri i lindjeve është ulur ndjeshëm.
Mësohet se qeveria e drejtuar nga Shinzo Abe ka përgatitur para disa ditësh një paketë masash që favorizojnë hyrjen dhe punësimin në Japoni të përsonave që vijnë nga vendet e Azisë Juglindore.
Sektorët, ku ka nevojë më shumë për forcë punëtore janë ndërtimi, shëndetësia dhe teknologjia.
Kujtojmë se në Europë ka qenë Gjermania ajo që ka hartuar masa të tilla që favorizojnë hyrjen dhe punësimin e emigrantëve në disa sektor.
(F.GJ/FAXWEB.AL)