20:43 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Elbasan/ Kontolle intensive për sigurinë rrugore nga Policia Rrugore

14:13 | 18/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRAT/ Goditet grupi kriminal! Trafikonin drogë nga Tajlanda në Shqipëri përmes shërbimit postar, 3 në pranga

Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut me qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe për të parandaluar aksidentet. Përdorimi i teknologjisë moderne dhe aksioneve të shtuara ka sjellë ndëshkime për një numër të madh drejtuesish mjetesh që kanë shkelur Kodin Rrugor.

Kontrollet do të vijojnë me fokus të veçantë në parakalimet e gabuara, përdorimin e celularëve dhe drejtimin e mjeteve nën ndikimin e alkoolit, duke u apeluar për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit.

📍Policia Rrugore e Elbasanit e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore 🚔.

Janë ushtruar kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur pajisjet teknologjike, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që paraqesin rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

✅Në kuadër të Plan-Operacionit “ROADPOL” për evidentimin e drejtuesve të mjeteve, që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit/në gjendje të dehur:
🔹️janë arrestuar 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
🔹️janë ndëshkuar administrativisht 85 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

✅Gjithashtu, gjatë 2 javëve të muajit shkurt, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, janë ndëshkuar në total 4081 drejtues mjetesh, konkretisht:

🔹️Janë ndëshkuar 862 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;

🔹️Janë ndëshkuar 620 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

🔹️Janë ndëshkuar 430 drejtues mjetesh për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

🔹️Janë ndëshkuar 109 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

🔹️Janë ndëshkuar 1120 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;

🔹️Janë ndëshkuar 320 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

🔹️Janë ndëshkuar 620 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e DVP Elbasan apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚦🚸 të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Pas

Përfundojnë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, palët dakordësohen për të diskutuar Ukrainën, Rubio dhe Lavrov vendosin të…

Para

Mimoza Hajdarmataj: Do të jem kandidate në Tiranë për zgjedhjet e 11 Majit

Para
Nga qelia, Veliaj sfidon ‘Kasapin e Drejtësisë’: Një miks injorance dhe arrogance

Mimoza Hajdarmataj: Do të jem kandidate në Tiranë për zgjedhjet e 11 Majit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.