Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka ka dhunuar një vajzë rreth 33 vjeçe dhe dyshohet se ka tentuar edhe ta përdhunojë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sahati”. Fillimisht ai e ka sulmuar fizikisht dhe më pas i ka marrë me forcë celularin dhe çantën.
Ndërkohë 41-vjeçari ëshjtë është arrestuar menjëherë nga policia.
Gjithashtu policia po vijon hetimet.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Në orën 19:00, në Sallën e Komandimit ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur tek “Sahati” në lagjen “Vasil Shanto” , në Shkodër, ka ndodhur një vjedhje me dhunë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se: Shtetasi A.D. 41 vjec, banues në Burrel, në gjendje të dehur ka tentuar që ti marrë me dhunë çantën e krahut shtetases J.G. 33 vjeçe, ku për pasojë janë rrëzuar të dy dhe kanë marrë dëmtime të lehta. Shtetasja J.G ndodhet në spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmë mjeksore. Shtetasi A.D, ka tentuar të largohet por është kapur nga policia dhe fillimisht është dërguar në Spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku më pas do të shoqërohet në Komisariatin e Policisë Shkodër për sqarime dhe veprime të mëtejshme proçeduriale . Në vendngjarje grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Shkodër vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(S.SH/Shuplaka)