10:36 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti Bajram Begaj merr pjesë në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun në Vatikan

15:17 | 26/04/2025
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Bajram Begaj merr pjesë në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun në Vatikan

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, mori pjesë këtë të shtunë në Meshën e Shenjtë të organizuar për Papa Françeskun, e cila u mbajt përpara Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan. Krahas shumë udhëheqësve botërorë, Presidenti Begaj ishte i pranishëm në këtë ceremoni të veçantë, i shoqëruar nga një delegacion shtetëror që kryeson, i përbërë nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, znj. Adea Pirdeni, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, znj. Majlinda Frangaj.

Në nderim të Atit të Shenjtë, qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa flamuri kombëtar është vendosur në gjysmështizë në Institucionin e Presidentit të Republikës në Tiranë.

Papa Françesku gëzon një lidhje të veçantë me Shqipërinë, që nga vizita e tij historike në shtator 2014, shpallja Shenjtore e Nënë Terezës në vitin 2016, si dhe lumnimi i 38 martirëve shqiptarë të komunizmit po atë vit. Më 16 nëntor 2024, janë shtuar edhe dy martirë të tjerë në këtë listë.

Presidenti Begaj është pritur dy herë në Audiencë të veçantë nga Papa Françesku, në dhjetor 2022 dhe në maj 2024, duke dëshmuar marrëdhëniet e ngushta dhe respektin e ndërsjellë mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Pas

Kultivonin kanabis në pyllin e Krastës, policia vë në pranga 22-vjeçarin dhe heton në gjendje të lirë bashkëpunëtorin

Para

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e AMP-së, Florian Sulejmani

Para
Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e AMP-së, Florian Sulejmani

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e AMP-së, Florian Sulejmani

 



Të Fundit

Po digjte mbeturina në oborr, humb jetën tragjikisht 78-vjeçari në Kurbin

Terror në Iran: Vrasje dhe arrestime, Khamenei hakmerret ndaj “spiunëve”

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

Fier/ Zaptoi hapësirën publike në plazhin e Darëzezës, policia sekuestron 62 çadra e shezlongë! Nën hetim 41-vjeçari

Korçë/Finalizohet operacioni “Split”, arrestohet 21-vjeçari që shiste kanabis në doza

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Aksident në aksin Skërficë-Sarandë, makina e turistes përmbyset në rrugë

Vrasja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati! Tarifa të reja mund të vendosen mbi eksportet amerikane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.