Nuk do të harrohet kurrë data 17 nëntor, kur është ndarë nga jeta, ai që ngriti peshë muzikën shqiptare.
Artisti i njohur i hiteve “Jeta shkon”, “Ça na ke” etj, Dr.Flori, ndërroi jetë më 17 nëntor të vitit 2014. Vdekja e tij tronditi mbarë opinionin publik dhe jo rrallëherë miqtë e kanë kujtuar të ndjerin me dedikime prekëse.
Ditën e sotme, në 4-vjetorin e vdekjes së tij, moderatori i njohur Turjan Hysko ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video emocionuese të Dr.Florit, me momentet më të bukura nga daljet e tij televizive.
“Jeta shkon… Keshtu ka qene e keshtu do jete gjithmone por ti e pate lluksin ta ndaloje kohen per te gjithe ne kater vite me pare…. Se ti sje si te tjeret, ti ke qene, je dhe do mbetesh Dr. Flori.”- ka shkruar ai.