16:37 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

4 zakone të gabuara që ju tregojnë më të mëdhenj në moshë (KËSHILLAT)

11:42 | 04/10/2017
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
4 zakone të gabuara që ju tregojnë më të mëdhenj në moshë (KËSHILLAT)

Të tregoni kujdes në mirëmbajtjen e lëkurës tuaj, të flini mjaftueshëm, të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime si dhe të eleminoni sa më shumë konsumimin e alkoolit mund t’ju ndihmojnë të keni lëkurë të shndritshme dhe të dukeni më të rinj. Ja disa zakone që ju bëjnë të dukeni më të vjetër në moshë, të cilat këshillohet t’i eleminoni sa më parë.

Të mos flini mjaftueshëm:

Një gjumë i mirë jo vetëm ruan aftësitë mendore, por ju ndihmon të dukeni më të rinj. Kjo sepse qelizat epidermale funksionojnë sipas një ritmi të caktuar, dmth natën punojnë për të riparuar dëmtimet që pëson lëkura gjatë ditës, të shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit ose ndotja e mjedisit përreth. E kundërta ndodh kur flemë pak, pasi i gjithë procesi rregullues zerohet –shpjegon dermatologia Joshua Zeichner , nga spitali Mount Sinai. Në këtë mënyrë lëkura nuk arrin të përgatitet për ditën pasardhëse dhe duket e lodhur.

Këshilla : mundohuni të flini të paktën 8 orë natën dhe para se të flini aplikoni një krem hidratant në të gjithe trupin,duke shmangur kështu dehidratimin e lëkurës gjatë natës.

Të konsumoni pak fruta dhe perime:

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, një dietë e balancuar dhe e pasur me fruta dhe perime mund t’ju ndihmojë në luftimin e radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e lëkurës. Konfirmimi vjen nga dy kërkime të ndryshme: e para theksohet se vitamina E është vecanërisht e aftë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV dhe të zvogëlojë infeksionet; e dyta e vendos theksin te vitamina A dhe B3, të domosdoshme për të shmangur këputjen e kolagjenit,duke favorizuar kështu elasticitetin e lëkurës.

Këshilla: përdorni sa më shumë perime me gjethe jeshile, patate të ëmbla, portokalle, speca të kuq, luleshtrydhe, kërpudha.

Teprimi me të ëmblat: Të konsumosh shumë niseshte dhe sheqerna ndikon dhe në gjendjen e lëkurës, sepse këto produkte favorizojnë inflamacionet dhe aknet. Përveë kësaj,është për t’u marreë në konsideratë glikacioni,procesi përmes të cilit molekulat e sheqerit lidhen me proteinat e kolagjenit dhe elastinës duke shkaktuar humbje elasticiteti,e për rrjedhojë mundëson shfaqjen e rrudhave të parakohshme.

Këshilla: zvogëloni konsumimin e sheqerit dhe rrisni atë të proteinave,planifikoni ushqimet për të shmangur tundimet.

Alkooli: Konsumimi i alkoolit redukton nivelet antioksiduese në lëkurë,duke e bërë të vështirë veprimin e radikaleve të lira, gjë e cila favorizon shfaqjen e rrudhave. Por nuk ka akoma mjaftueshëm studime të cilat tregojnë se vetë alkooli lidhet drejtpërdrejtë me plakjen e parakohshme. Të pini shumë alkool rrit rrezikun për sëmundje të rënda të zemrës, favorizon depresionin dhe mund të provokojë disa lloje kanceri.

Këshilla: Nëse nuk mund të hiqni dorë nga konsumi i alkoolit, atëherë këshillohet të qëndroni brenda limiteve.

Etiketa: jete dhe stilkeshillazakone te gabuara
Pas

Vasili komenton deklaratat e FMN-së për koncesionet: Ka një nismë të LSI-së që është bllokuar, duhet monitorim

Para

Alarmi te “Petro Nini” për eksploziv, çfarë u gjet brenda pakos

Para
Kalimtarët të alarmuar, te “Petro Nini” gjendet një pako e dyshimtë, lajmërohet me urgjencë policia (VIDEO)

Alarmi te "Petro Nini" për eksploziv, çfarë u gjet brenda pakos

Discussion about this post

 



Të Fundit

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

“Ndaj Serbisë na ka munguar goli”, Kristjan Asllani: Mendjen te Letonia, kemi ndeshje të vështirë

Kombëtarja Kuqezi në konferencë për mediat/ Fitorja si objektiv i vetëm, trajneri brazilian thotë fjalën e tij para ndeshjes me Letoninë

Rusia thotë se ka nisur shkëmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit, rrezikohet tufa prej 700 krerësh

Macron i përgjigjet Trump: Grenlanda nuk është në shitje, as Antarktida dhe deti

Plagoset rëndë shqiptari në Itali, gjendet në rrugë i qëlluar me dy plumba në kokë

Kremlini: Planet e NATO-s do t’u kushtojnë taksapaguesve evropianë! Jemi gati për një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën

Rusia dhe Ukraina nisin shkëmbimin më të madh të robërve të luftës që nga fillimi i luftës

Irani: Shumë shpejt do t’i paraqesim SHBA-së propozimin për programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.