Është hapur rruga “Petri Nini” në Tiranë në zonën e “Tregut Elektrik” edhe ka pasur vetëm një sasi të vogël eksplozivi prej 200 gramësh. Mësohet se kjo sasi ishte vendosur në formë presioni për pronaren e butikut.
Pas disa minutash tensionesh dhe kontrolle nga ana e Policisë së Tiranës u vërtetua se lënda e dyshimtë e gjetur pranë butikut në afërsi të Tregut Elektrik në Tiranës është eksploziv dhe nga vendngjaja u hodh edhe shiriti i policisë.
Duhet të sjellim në vëmendje që Bruna Aliaj, pronares së butikut i është vendosur eksploziv edhe pak kohë më parë brenda makinës së saj. Sipas policisë të dyja ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën.
Po kështu në polici ka shkuar për të dëshmuar pronarja e lokalit për të dhënë versionin e saj. (J.V/Shuplaka)