Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjendet nën akuzat e opozitës për të dhënë dorëheqjen pasi sipas saj një ministër që ka një vëlla të dënuar për trafik droge nuk mund të rrijë në post, aq më tepër që të bëjë vetingun e policëve.
Ish-kryeministri Berisha ka vijuar sërish me akuzat ndaj Xhafajt, ndërsa ka publikuar denoncimin e një oficeri policie në Tiranë, i cili shprehet se, 40 veta drejtues të lartë e kanë plotësuar formularin për merak, duke ngritur dyshime për manipulime.
Ai shprehet se, ministri Xhafaj i ngjan Ali Babës me 40 hajdutë.
Postimi i plotë i Berishës:
Xhafa i droges me 40 hajdute!
Oficeri dixhital denoncon:
Xhafen e droges, i cili per muaj te tere fliste per 40 banda, grupe kriminale por, pasi me narko – taskforcen e tij kapi vetem nje grup xixeillonjash te rrezikshme, harroi 40 bandat famezeza qe bejne ligjin ne mbare vendin! sb
“Përshnetje Doktor.
Jam oficer policie ne Tiranë. Po të shkruaj sepse kam përshtypjen edhe bindjen se Ministri jone po i ngjan cdo ditë e më shumë Ali Babes, e gjimon numri 40. Propaganda e ti foli për 40 banda por pasi pervec nje grupi prostitucioni ne shkoder nuk kapi asnje tjeter nuk flet me per to nu. U harrun. Nderkohe bandat jane fuqizuar dhe bejne ligjin ne cdo qytet te vendit!Tani esht vetingu që po nxjer po ate numër: 40.
Ke vettingu, 40 veta derjetues te larte e kane plotesu formularin per merak, me bukurshkrim si I thone llafes, Kur ka ardhe radha të kontrollohet edhe borderoja e rrogës, te 40-et nuk tërhiqnin rrogën prej shumë kohësh prej te pakten 2 vjetesh! E kishin “pale, pale” ne banke, kishte zon rroga myk…
Siklet i madh Doktor. Janë drejtues, jo ish drejtues. Më thuj doktor, nuk i ngjan Ali Babes me 40 hajduta ky Ministri jone qe na esht qep ne fakirave qe kemi 26 vjet me 3 turne ne polici? Lutem publikoje dhe ruj sekretin se kta jan mafia!”
(B.H/Faxëeb)