23:14 | 05/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

40 litra naftë i kushtojnë shtrenjtë 56-vjeçarit nga Elbasani, i bleu në Maqedoni më lirë por iu vunë prangat në kufi

09:58 | 29/06/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
40 litra naftë i kushtojnë shtrenjtë 56-vjeçarit nga Elbasani, i bleu në Maqedoni më lirë por iu vunë prangat në kufi

Rritja e ndjeshme e çmimit të naftës në vendin tonë ka bërë që shumë drejtues automjetesh të blejnë naftë në vendet fqinje, si në Kosovë apo në Maqedoni, për të kursyer para në xhepat e tyre.

Por përpjekja për të kursyer para përballë krizës së ushqimeve dhe karburantit, një 56- vjeçari nga Elbasani i kushtoi prangat, menjëherë sapo doli nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës.

Në automjetin tip “Benz”, Policia sekuestroi 40 litra naftë në dy bidonë. Nafta në Maqedoninë e Veriut kushton rreth 220 lekë, ndërsa në Shqipëri kushton 260 lekë.

“Policia Kufitare godet një tjetër rast të aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra.

Sekuestrohen mallra ushqimore dhe sasi nafte, të dyshuara të kontrabanduara. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit që tentoi t’i fuste në vendin tonë. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë kaluan në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, mjetin tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara (pije, produkte ushqimore dhe 40 litra naftë). Gjithashtu, gjatë këqyrjes së mjetit u konstatua ndryshim në vëllimin e serbatorit të tij.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë’”, sqaron Policia.

Etiketa: arrestohetnafte
Pas

Ju bezdis prania e mushkonjave, po sikur t’ju themi që zgjidhja kundër tyre është një bimë…

Para

“Do t’ju çojmë andej nga keni ardhur”, Bullgaria përzë 70 diplomatë rusë

Para
“Do t’ju çojmë andej nga keni ardhur”, Bullgaria përzë 70 diplomatë rusë

"Do t'ju çojmë andej nga keni ardhur", Bullgaria përzë 70 diplomatë rusë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

“Kur qau Kim-Jong”, lideri i Koresë së Veriut shpërthen në lot para mijëra grave që kërkojnë më shumë lindje

Në një veprim të rrallë kundër Izraelit, SHBA u ndalon kolonëve ekstremistë të Bregut Perëndimor hyrjen në Amerikë

Si trajtohet varësia nga rrjetet sociale? Algoritmi tërheqës

Pushteti/”Po përgatitet një Kuvend Kombëtar Bardhi-Berisha”, Andon Kello: Qytetarët po dekurajohen nga opozita

Pushteti/Kodheli: U morën me meritë 500 mijë vota! Goxhaj: Ju me këtë po abuzoni për të mbajtur karriget

Presidenti Zelenskyy i drejtohet Senatit amerikan, mes debateve për ndihmën për Ukrainën

Pushteti/”E shitët 7 korrikun”, Goxhaj debat të ashpër me Kodhelin: Kush ju ka penguar?

Pushteti/ “PD-ja ka vdekur”, Altin Goxhaj: E tradhtuan frymën qytetare

Pushteti/ “Opozita ka nevojë të hapet”, Ilirjana Kuçana: Duhet të dalim në fushë-betejë!

Gjermani: Katër të vdekur nga moti i keq – Vazhdojnë problemet në aeroportin e Mynihut

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.