Është votuar me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim si Kryeprokurore e Përkohshme Arta Marku. Opozita nuk ka mundur që të bllokojë mazhorancën për të marrë këtë vendim. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh pas votimit të mbyllet senaca e sotme.
Por si i justifikon Taulant Balla votat kundër dhe abstenim. Sipas tij kartat e disa deputetëve i ka vjedhur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
“Monika Kryemadhi vodhi, si e mësuar me vjedhje, vodhi disa karta deputetësh. Ata e kanë këtë ves, vodhën kartat e deputetëve. Po ashtu ky ishte një votim që nuk ka nevojë për 71 vota, po gjysmën e shumicës së thjeshtë”, u shpreh Balla.
Foltorja e Kuvendit është rrethuar nga deputetët e opozitës të cilët nuk lejojnë që të vazhdojë kjo seancë. Gjatë seancës u hodh tymuese në drejtim të Gramoz Ruçit por ky i fundit nuk u ndal. U hodh edhe një tymuese edhe në drejtim të Edi Ramës.
Tashmë deputetët e PS-së shafaqen të relaksuar në oborrin e kuvendit duke u larguar.
(E.K/FAXWEB)