18:47 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri Blendi Gonxhja: Lehtësojmë aksesin e sipërmarrjeve prodhuese në tregjet ndërkombëtare

15:19 | 17/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Blendi Gonxhja: Lehtësojmë aksesin e sipërmarrjeve prodhuese në tregjet ndërkombëtare

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se nga 1 janari 2025 është lehtësuar aksesi i sipërmarrjeve prodhuese në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë diskutimit në seancën e sotme plenare të projektligjit “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të Konventës rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane”, të 12 dhjetorit 2024, që ka nisur zbatimin nga 1 janari i këtij viti, Gonxhja bëri të ditur se synimi reduktimi i kostove dhe lehtësimi më tej i aksesit për sipërmarrjet prodhuese në tregjet ndërkombëtare.

“Pas rekordit prej pothuajse katër miliardë euro eksporte të vendosur në vitin 2024, ky akt redukton kostot dhe lehtëson më tej aksesin për sipërmarrjet tona prodhuese në tregjet ndërkombëtare”, tha Gonxhja.

Sipas tij, nga ky projektligj përfitojnë të gjithë fermerët dhe sipërmarrjet bujqësore, sipërmarrjet fasone, industrinë tekstile dhe atë minerare, ashtu sikurse shërbimet.

“Mbështet prodhimin dhe trendin pozitiv rritës të ekonomisë shqiptare”, tha Gonxhja.

Konkretisht, vuri në dukje ai, projektligji i sotëm ka si synim të krijojë dhe përmirësojë më tej kuadrin ligjor në lidhje me kalimin e dokumentacionit elektronik të certifikimit të origjinës së mallrave që tregtohen në kuadër të marrëveshjeve të tregtisë së lirë që Shqipëria ka në fuqi.

Ministri shpjegoi se nevoja e hartimit të këtij akti gjen zanafillën në situatën e krijuar pas pandemisë së COVID-19, kur operatorët ekonomikë në të gjithë vendet ndeshën vështirësi për të siguruar certifikatat e qarkullimit të origjinës preferenciale në letër.

“Që prej atëherë, reformat drejt digjitalizimit gjithmonë e më të plotë të operacioneve tregtare dhe doganore, një aspekt në të cilin vendi ynë është një lider rajonal, kanë krijuar një situatë preferenciale për këto dokumente elektronike. Bazuar në këtë përvojë të suksesshme, e cila për sipërmarrjet redukton kostot dhe kohën e nevojshme për marrjen e certifikatave fizikisht, erdhi propozimi i palëve kontraktuese të PEM dhe Komisionit Europian, për të standardizuar në vijim këtë procedurë elektronike”, tha ai.

Pas

Thaçi në Hagë, Grenell e quan padrejtësi, Rama: Absolutisht, njollë mbi organin e drejtësisë ndërkombëtare

Para

PULS POP/ Ndërhyrja e prindërve në martesë/ “Mami tha mos e merr për nuse, s’e dëgjova dhe gabova”

Para
PULS POP/ Ndërhyrja e prindërve në martesë/ “Mami tha mos e merr për nuse, s’e dëgjova dhe gabova”

PULS POP/ Ndërhyrja e prindërve në martesë/ "Mami tha mos e merr për nuse, s'e dëgjova dhe gabova"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

Me shpejtësi tej normave dhe një parakalim të gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park

Liverpool, ja kur rikthehen në fushë The Reds, plani

Bashkia e Elbasanit: 95% e zjarrit në landfill është shuar, ka vetëm gaz dhe avull

Thellohet bilanci nga përmbytjet në Teksas, shkon në 59 numri i të vdekurve, 30 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur

Sveçla: Numri nga i cili u kërcënua Kuvendi është i regjistruar në Serbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.