Tjetër operacion droge dhe të tjera sasi kanabisi të sekuestruara.
Ndërkohë që operacioni i fundit është zhvilluar me pjesëmarrjen e tre shteteve si: Mali i Zi, Shqipëria dhe Italia ku janë sekuestruar një sasi prej 1.9 ton kanabis.
Dy trafikantët janë ndaluar pas 5 orë ndjekjesh në det të hapur nga ana e Policisë.
Skafi ishte konstatuar nga rojet bregdetare të Malit të Zi, dhe pas alarmit ndjekja ka vijuar në ujrat bregdetare të Detit Adriatik.
Gjatë ndjekjes trafikantët e kanë hedhur në det ngarkesën, duke e bërë edhe më të vështirë ndjekjen e tyre. por pavarësisht këtij veprimi nuk kanë mundur që të shpëtojë vetë, pasi u ndaluan në det të hapur nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit të drejtuar nga avioni i Frontex.
Ndjekja e gomones ka zgjatur 5 orë, më pas është bllokuar, ndërsa lënda narkotike e hedhur në det nga skafistët është rikuperuar dhe dorëzuar te autoritetet italiane. (E.K/SHUPLAKA)