07:49 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

5 punonjës së Doganës Berat shpërdorim detyre, emrat dhe dëmi që i shkaktuan shtetit

14:45 | 30/11/2016
në Aktualitet
0
5 punonjës së Doganës Berat shpërdorim detyre, emrat dhe dëmi që i shkaktuan shtetit

Pas disa muajsh hetime në lidhje me shkeljet që janë gjetur në dogana, Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet duke akuzuar për shpërdorim detyre 5 ish-punonjës në Dogana. Dëmi që ata i kanë shkaktuar shtetit llogaritet në vlerën e 400 mijë dollarëve.

Njoftimi i plotë :

Prokuroria e Beratit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 5 ish-zyrtarë të Doganës së qytetit, përfshirë edhe ish-drejtuesin e saj, si edhe administratorin e një subjekti privat, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i kanë shkaktuar shtetit një dëm në vlerën rreth 400 mijë dollarë.

Prokuroria e Beratit ka nisur hetimin në bazë të materialit referues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili kishte evidentuar shkelje në procedurën doganorë të subjektit “Center Shqiptare”, me administrator Vladimir Qepa.

Në bazë të materialit referues, rezultonte se, në vitin 2014, subjekti privat, pavarësisht se ishte në regjimin “Pezulluar”, ka ushtruar aktivitet tregtar në zhdoganim dhe shitje materiale letre dhe plastike.

Prokuroria e Beratit zhvilloi hetimet mbi këtë rast, nga ku rezultoi se:

Subjekti privat “Center Shqipëria” kishte qenë nën kontroll nga Dega Doganore e Beratit, ku merrnin pjesë Dhame Xhamballo, Akion Hysi dhe Arben Ulaj. Pavarësisht se subjekti privat kishte zhvilluar aktivitet tregtar, grupi i kontrollit të Doganës Berat i kishte llogaritur një detyrim minimal ndaj shtetit, krahasuar me detyrimin real të subjektit. Sipas kontrolluesve, detyrimi ishte rreth 1.4 milionë lekë të reja.

Deklarata doganore e kësaj kompanie private ishte subjekt i një kontrolli të zhvilluar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Grupi i kontrolli nga Tirana konstatoi parregullsi në punën e grupit të kontrollit lokal dhe urdhëroi ripërsëritjen e procedurave ndaj “Center Shqiptare”.

Pasi u realizua rikontrolli, ku, krahas doganierëve të parë, merrte pjesë edhe doganierja Greta Berberi, u caktua një detyrim i ri për subjektin privat, i cili ishte në vlerën e 4 milionë lekëve të reja. Pasi u realizua ky rikontroll, drejtuesi i doganës së Beratit në atë kohë, Evis Plaku, konfirmoi rregullsinë e saj dhe e regjistroi në sistem.

Por, nga auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezultoi se, edhe pas rikontrollit, detyrimi i “Center Shqiptare” ishte shumë herë më i vogël se sa detyrimi real i tij.

Në hetimet e saj, Prokuroria e Beratit arriti në përfundimin se punonjësit e doganës që kanë trajtuar praktikën e këtij subjekti privat, me dashje, kanë zvogëluar ndjeshëm detyrimin ndaj shtetit të “Center Shqiptare”. Në bazë të ekspertizës, rezulton se kompania “Center Shqiptare” i detyrohej shtetit shumën e mbi 40 milionë lekëve të reja.

Gjatë hetimit, Prokuroria ka konstatuar se punonjësit e Doganës së Beratit nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë arsyet se përse është kjo diferencë e madhe ndërmjet detyrimit real dhe detyrimit të nxjerrë prej tyre.

Gjithashtu, gjatë hetimit, të pandehurit kanë tentuar që të kanalizojnë përgjegjësitë tek njëri-tjetri.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Beratit ka ngritur akuza për të pandehurit, si më poshtë:

 

Për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

  1. Evis Plaku, ish-Kryetar i Degës Doganore Berat

Për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;

 

  1. Dhamo Xhamballo
  2. Akion Hysi
  3. Arben Ulaj
  4. Greta Berberi
Etiketa: arrestimedoganapolicia
Pas

Rama këmbëngul në tezën e tij: Me Ballkanin jashtë BE-së, përfitojnë Rusia dhe Islami Radikal

Para

LSI kundër qeverisë për Gazin: Të mos rritet çmimi! Rritja me 13 lekë për litër rëndon sipërmarrësit

Para
LSI kundër qeverisë për Gazin: Të mos rritet çmimi! Rritja me 13 lekë për litër rëndon sipërmarrësit

LSI kundër qeverisë për Gazin: Të mos rritet çmimi! Rritja me 13 lekë për litër rëndon sipërmarrësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Mbi 1,260 të vdekur në Sirinë jugore në përleshjet midis druzëve dhe beduinëve

Trump e quan Adam Schiff një ‘mashtrues’, bën thirrje që ai të sillet para drejtësisë

Shpërthimi në Sarandë, ja kujt personi në kërkim iu vendos lënda plasëse

Sarandë/ Shpërthim me eksploziv pranë banesës së një personi në kërkim

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.