16:42 | 27/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

LSI kundër qeverisë për Gazin: Të mos rritet çmimi! Rritja me 13 lekë për litër rëndon sipërmarrësit

14:50 | 30/11/2016
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
0
LSI kundër qeverisë për Gazin: Të mos rritet çmimi! Rritja me 13 lekë për litër rëndon sipërmarrësit

LSI kundërshton qeverinë për akcizën e gazit në Shqipëri. Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar ka depozituar në Kuvend një amendament për të hequr pjesën e projektligjit që rrit çmimin e gazit me 13 lekë për litër.

”Rritja me 13 l/litër ose më thjesht akoma një rritje me më shumë se 25% të çmimit aktual, do t’i rëndonte së tepërmi buxhetet e këtyre sipërmarrësve, të cilëve u ka kushtuar jo pak instalimi i impianteve të gazit të lëngshëm, modernë e të sigurt, duke e përllogaritur si zgjidhjen më të mirë edhe sepse gazi i lëngshëm nuk përfshihej në mallrat e akcizës.”, thekson Vasili.

 

AMENDAMENTI I PLOTË:

Amendamenti që propozojmë lidhet me vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret nga mijëra qytetarë për furnizimin e automjeteve të tyre. Si propozues i këtij amendamenti gjykoj se kjo është një kosto që e rëndon buxhetin e familjarëve pasi rritja është tepër e lartë krahasuar kjo me çmimin aktual të gazit që përdoret për furnizimin e automjeteve të qytetarëve.  Është fakt që janë shtuar së tepërmi automjetet familjare që përdorin gaz të lëngshëm dhe ku për këtë arsye mijëra qytetarë kanë përshtatur automjetet për përdorimin e gazit duke shpenzuar jo pak për këtë.

Gjithashtu biznese të vogla dhe të mesme, edhe të mëdhenj mes tyre, mjetet e transportit prej kohësh për efekt kostoje i kanë orientuar drejt përdorimit të gazit të lëngshëm. Rritja me 13 l/litër ose më thjesht akoma një rritje me më shumë se 25% të çmimit aktual, do t’i rëndonte së tepërmi buxhetet e këtyre sipërmarrësve, të cilëve u ka kushtuar jo pak instalimi i impianteve të gazit të lëngshëm, modernë e të sigurt, duke e përllogaritur si zgjidhjen më të mirë edhe sepse gazi i lëngshëm nuk përfshihej në mallrat e akcizës.

Në kushtet kur qytetarët përballen me mjaft vështirësi ekonomike është jo i arsyeshëm rëndimi i tyre me vendosjen e kësaj akcize. Akoma më i domosdoshëm bëhet mosmiratimi i saj edhe në kushtet e luhatjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve, të cilat përballen qytetarët me shpenzime shtesë që rëndojnë shumë buxhetin familjar.

Gjithashtu lidhur me çështjet delikate të mjedisit në vendin tonë dhe që lidhen drejtpërsëdrejti me përdorimin e gazit, Këshilli i Ministrave me Vendimin Nr. 762, dt. 16.09.2015 ka miratuar dokumentin “Për miratimin e dokumentit për përcaktimin e kontributit kombëtar të pikësynuar kundrejt arritjes së objektivit të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara”.

Sipas raportit të përgatitur dhe miratuar me këtë VKM është parashikuar që 116 kTon CO2, ose 16% e kontributit total, do të reduktohen nga zëvendësimi i karburantit të makinave me gaz natyror.

Një akcizë prej 13 lekësh/litër do të dekurajonte përdorimin e gazit natyror dhe do të vështirësonte përmbushjen e këtij objektivi kombëtar.

Shpreh bindjen që argumentet e mësipërme mbështesin pa asnjë ekuivok amendamentin që po paraqesim, duke shpresuar që të njëjtën bindje ta ndajmë edhe me kolegët e tjerë deputetë në mbështetje të këtij amendamenti.

 

Etiketa: gaziLSIpetrit vasilipsqeverivasili
Pas

5 punonjës së Doganës Berat shpërdorim detyre, emrat dhe dëmi që i shkaktuan shtetit

Para

Rrëfimi i Sadije Berishës: Pas ndarjes me Shkëlzenin, jeta ime ka qenë më e mirë

Para
Rrëfimi i Sadije Berishës: Pas ndarjes me Shkëlzenin, jeta ime ka qenë më e mirë

Rrëfimi i Sadije Berishës: Pas ndarjes me Shkëlzenin, jeta ime ka qenë më e mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Pranga për ish-trajnerin 55-vjeçar, mashtroi një person se në këmbim të parave do ta bënte pjesë të ekipit (EMRI)

VOA: Presidenti Biden i bashkohet grevës së punonjësve të autoindustrisë në Miçigan

Gattuso gjen ekipin e ri, kësaj here do të vazhdojë karrierën në Francë

Kim Mehmeti: Mbajnë zi pse nuk vranë më shumë shqiptarë?!

Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit

Nëna e pajisur me urdhër mbrojtje, i biri 20-vjeçar e dhunon psikologjikisht sa thyen dhe orenditë! Përfundon në pranga

Presidenti Zelensky cakton Andry Shevchenko si këshilltar të jashtëm

Arrestohet pronari i lokalit në Sarandë, ku ndërroi jetë kamarieri 17-vjeçar

Grabitet shtëpia e Sergio Ramos, brenda ishin fëmijët e tij

Zelensky thotë se trupat ukrainase po “përparojnë” në Donjeck

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.