03:08 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

5 simptomat e sklerozës së shumëfishtë që nuk duhet t’i injoroni

07:51 | 29/08/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
5 simptomat e sklerozës së shumëfishtë që nuk duhet t’i injoroni

Gati 200 njerëz diagnostikohen me sklerozë të shumëfishtë çdo javë. Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje inflamatore kronike e sistemit nervor qendror (truri dhe shtylla kurrizore).

Ajo shfaqet kur sistemi imunitar shënjestron gabimisht substancën që mbron fibrat nervore në tru dhe shtyllën kurrizore. Çdokush mund të preket nga skleroza e shumëfishtë, edhe pse gratë janë më të rrezikuara dhe zakonisht diagnostikohet mes moshave 15-60 vjeç.

Predispozitat janë më të larta nëse keni ndonjë histori familjare me këtë sëmundje ose çrregullime të tjera autoimune. Duhanpirja dhe mononukleoza gjithashtu rrisin rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë.

Në fazat e para, simptomat e sklerozës së shumëfishtë mund të shfaqen e zhduken pas disa kohësh (mund të keni një simptomë e cila zhduket për pak muaj ose edhe vite). Ja cilat janë disa nga simptomat që shfaqen më shpesh tek personat që vuajnë nga skleroza e shumëfishtë.

Dobësi dhe lodhje

Rreth 80% e personave në fazat e para të sklerozës së shumëfishtë kanë një dobësi të pashpjegueshme të muskujve, që zakonisht fillon në këmbë. Mund të keni gjithashtu mpirje apo ndjesi si të shpimit me gjilpëra, bashkë me lodhjen kronike, e cila shfaqet krejt papritur dhe zgjat për disa javë para se të fillojë të përmirësohet gjendja.

Probleme me shikimin

Nëse ju duket sikur ka filluar t’ju përkeqësohet shikimi, mund të keni sepse i keni picërruar sytë para kompjuterit apo telefonit për një kohë të gjatë apo thjesht sepse po plakeni. Në raste shumë të rralla mund të jetë shenjë edhe e sklerozës së shumëfishtë, duke qenë se sëmundja mund të shkaktojë inflamim të nervit optik në sy. Nëse një pjesë e fushës së shikimit ka filluar të bëhet e turbullt ose ka raste kur keni vizione të dyfishta, konsultohuni me një mjek.

Dhimbje dhe ngërçe muskulore

 Dhimbjet e pashpjegueshme të këmbëve, ngërçet ose ngurtësimi i muskujve janë të gjitha simptoma të zakonshme të sklerozës së shumëfishtë. Sipas Shoqatës Kombëtare të Sklerozës së Shumëfishtë, 55% e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje kanë dhimbje të konsiderueshme në një moment. Gratë sidomos kanë më shumë dhimbje se burrat.

Probleme me fshikzën e urinës

 Vraponi për në tualet gjatë gjithë kohës? Mos mendoni se e keni vetëm nga moshimi apo se po vuani nga pasojat e fëmijërisë. Simptomat e sklerozës së shumëfishtë përfshijnë edhe urinimin e shpeshtë apo nevojën urgjente për të urinuar. Disfunksioni seksual mund të jetë gjithashtu simptomë e kësaj sëmundjeje.

Probleme me kujtesën

Duke qenë se skleroza e shumëfishtë prek sistemin nervor, nuk janë të pazakonshme problemet me kujtesën, të folurin apo përqendrimin./Shëndeti.com

 

 

Etiketa: e rendesishmeshendetisimptomat
Pas

Hakerët i vjedhin Instagramin Selena Gomez-it, publikojnë foto nudo të Justin Bieber

Para

Luftë në tre fronte, Daja bllokon largimet e lojtarëve nga Skënderbeu

Para
Luftë në tre fronte, Daja bllokon largimet e lojtarëve nga Skënderbeu

Luftë në tre fronte, Daja bllokon largimet e lojtarëve nga Skënderbeu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.