04:43 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

50 raste të reja me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut

20:00 | 08/04/2024
në Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
50 raste të reja me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur të hënën se në javën e kaluar janë regjistruar 50 raste të reja me kollën e keqe.

Numri më i madh i të sëmurëve në periudhën 29 mars – 4 prill është regjistruar në Shkup, por raste janë raportuar edhe në Manastir, Tetovë, Gostivar, Kratovë, Veles dhe Gjevgjeli. Në total, këtë vit jane regjistruar 399 raste me kollën e keqe. Kolla e keqe është sëmundje që shkaktohet nga bakteri ‘bordetella pertussis’, dhe përhapet lehtësisht nga personi në person përmes spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.

Fillimisht simptomat ngjajnë me ato të një ftohjeje të zakonshme, duke përfshirë teshtitjen, rrjedhjen e hundës, temperaturë të ulët dhe një kollë të lehtë, kanë theksuar nga Instituti i Shëndetit Publik, duke përmendur se një person gjatë jetës mund të preket disa herë nga kjo sëmundje. Në bazë të të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 239 raste gjegjësisht 59.9 për qind e të infektuarve nga kolla e keqe nuk i kanë marrë dozat e vaksinës nga kjo sëmundje ose nuk kanë dëshmi të vaksinimit. Prandaj ky Institut ka bërë thirrje që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, duke thënë se vaksinat janë të sigurta dhe nuk ka vend për dyshim rreth sigurisë së tyre.

“Problemi më i madh mbeten dezinformuat, të cilat shpërndahen për sa i përket sigurisë së vaksinave. E dyta ka të bëjë me neglizhencën e prindërve që harrojnë afatin se kur duhet t’i vaksinojnë fëmijët me dozën e dytë ose tretë të vaksinës kundër kollës së keqe”, ka thënë Zllate Medoviq nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Ai e konsideron shqetësues faktin se kjo sëmundje tani shtrihet dhe në qytetet ku më parë nuk ka qenë asnjë i regjistruar sikurse Dibra, Kriva Pallanka, Gjevgjelia, Kërçova e tjera. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e fundit, të mbajtur më 4 prill, ka shqyrtuar gjendjen e krijuar, megjithatë nuk ka sugjeruar masa shtesë për mbrojtje nga kolla e keqe duke theksuar se mbeten në fuqi masat më të hershme që kopshtet për fëmijë të mos i pranojnë fëmijët që nuk i kanë marrë tri doza të vaksinës kundër kollës së keqe. Kjo masë ka rezultuar me rritje të numrit të të vaksinuarve, veçanërisht pas shpalljes së epidemisë nga kjo sëmundje, më 8 shkurt të këtij viti në Shkup dhe Kumanovë.

Në Maqedoninë e Veriut, mbulimi për vaksinim primar është nën 90 për qind për të gjitha vaksinat – si ajo kundër verdhëzës ose hepatitit B (HepB), për vaksinën kundër gripit ose Haemophilus influenzae tip B (HiB), vaksinën e trefishtë kundër difterisë, tetanozit dhe pertusisit (DiTePer) vaksinën MRP kundër fruthit, si dhe kundër virusit papilloma humane (HPV), e cila regjistron mbulimin më të ulët nga të gjitha vaksinat./ REL

Pas

Përfituan pronë 500m2me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Durrës kërkon ‘arrest në burg’ dhe ‘Arrest në shtëpi’ për përfituesin dhe punonjësit e kadastrës

Para

Trump kundërshton ndalimin mbarëkombëtar të abortit, thotë se është në dorën e shteteve të vendosin

Para
Trump kundërshton ndalimin mbarëkombëtar të abortit, thotë se është në dorën e shteteve të vendosin

Trump kundërshton ndalimin mbarëkombëtar të abortit, thotë se është në dorën e shteteve të vendosin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.