Ministria Punëve të Jashtme greke ka kërkuar sqarime pas njoftimit të ministrisë së Brendshme Shqiptare për shpalljen e 52 qytetarëve grek “non grata” në vendin tonë.
“Në këtë moment të ndjeshëm presim që Shqipëria të përmbahet nga deklaratat dhe veprimet që rëndojnë klimën e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona. Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare. Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”.-përfundon njoftimin Ministria e Jashtme Greke.
Kujtojmë se sot në mesditë në një konferencë të jashtëzakonshme zv.ministri i Brendshëm Sandër lLeshi, deklaroi se janë bërë verifikime dhe 52 shtetas grekë janë shpallur non grata pas thirrje ve raciste që bënë ditën e djeshme në Bularat.
(M.Q/Faxweb)