Në dy javët e para të muajit gusht, 55 qytetarë shqiptarë nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian, pasi nuk përmbushnin kriteret e Shengenit.
Për “News 24” Tomor Duro, shef i sektorit të kufirit blu në Policinë e Shtetit, tregoi arsyet përse qytetarët janë penguar nga autoritetet kufitaretë fluturojnë.
Sipas tij, udhëtarët vetëm nuk ishin të pajisur me dokumentacionin e rregullt,por ai thekson se ata më herët kanë qenë azilkërkues apo të padëshirueshëm në vendet e Bashkimit Europian
Duro sqaron se masat e ndërrmarra nga policia e shtetit nuk kufizojnë levizjen e lirë, por sipas tij qytetarët duhet të zbatojnë rregullat. (J.V/Shuplaka)