Një sherr brenda familjes është regjistruar në Mat. Mësohet se një 55-vjeçar ka dhunuar vëllain e tij. Bëhet me dije se shkaku i konfliktit dhe dhunës nga ana e 55-vjeçarit ndaj vëllait 59-vjeçar ka ardhur si pasojë e motiveve të pronësisë. Me rastin do të merret Prokuroria e Dibrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, bënë arrestimin e shtetasin T.K., 55 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas për motive pronësie, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht vëllanë e tij, shtetasin R.K., 59 vjeç, banues në fshatin Bel, Mat. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.