Studimi/ Agrumet ndihmojnë në reduktimin e kancerit

 Agrumet janë sinonim për vitaminën C, forcim të sistemit imun dhe shërim natyral për ftohjen dhe gripin.  Pemët me ngjyrë intensive dhe aroma janë të pasura me minerale, para së gjithash me kalium dhe flavonoide që mbrojnë prej sëmundjeve të enëve të gjakut dhe ato malinje. Agrumet me pak kalori po ashtu njihen si pastrues të organizmit që lehtësojnë humbjen në peshë
 
Studiuesit besojnë se ngrënia e agrumeve mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit deri në 50 përqind. Sigurimi i vitaminave dhe fibrave, nga agrumet nxisin sistemin imunitar dhe luftojnë rritjen e tumoreve.

Sipas studimit të publikuar në Daily Mail, zbuloi se konsumimi i frutave agrume,  mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gojës, laring dhe kancerit të stomakut deri në 50 për qind.

Hulumtuesi Dr Katrine Baghurst tha: ‘Frutat e agrumeve mbrojnë trupin përmes vetive të tyre antioksiduese dhe duke forcuar sistemin imunitar, duke penguar rritjen e tumorit dhe normalizimin e qelizave tumorale.

“Ka prova të forta shkencore që tregojnë se këto atribute mbrojtëse mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit.

Hulumtimi u krye nga Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial të Komonuelthit të Australisë dhe u bazua në 48 studime ndërkombëtare mbi efektet shëndetësore të frutave agrume.

Dr Baghurst tha se nga të gjitha agrumet e kryesisht portokallët, kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve, të cilët ‘pastrojnë’ toksinat e dëmshme të quajtura radikale të lira.

Ai shtoi: “Ne kemi gjetur prova bindëse për efektet pozitive të konsumit të agrume në obezitetin dhe diabetin e tipit 2 sepse fruit ka nivel të ulët të  yndyrës dhe kalorive”.(M.Q/Faxweb)

 

 

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit