Fabio Capello, ish trajneri i Juventusit ka treguar në një intervistë për Sky Sport disa detaje nga e shkuara e tij. Tekniku italian shprehet për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, se pa udhëzimin e tij, ai nuk do të ngrihej kurrë në lartësitë që u bë.
Capello kaloi nga Roma te Juventusi verën që Ibra u transferua në Torino dhe zbulon që fillimisht nuk pati fjalë të mira për sulmuesin.
“Kur Ibrahimovic arriti tek Juventus, ai nuk dinte të shkelmonte topi”, tha Capello për Sky Italia.
Legjenda suedeze – edhe pse tani është 36 vjeç, ka fituar 32 trofe gjatë karrierës së tij, që përfshin titujt e ligave në Itali, Holandë, Francë dhe Spanjë dhe ka 421 gola në 729 ndeshje karriere.
Zlatan filloi të bënte një emër për veten me Ajaxin në fillim të viteve 2000. (M.Q/Faxweb)