Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm i kryer nga katër persona të armatosur të cilët kanë qëlluar në “Intercontinental Hotel” të Kabulit, sipas zyrtarëve afganë.
Forcat speciale u ndeshën me personat e armatosur, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish.
Një zyrtar në agjencinë afgane të spiunazhit tha për AFP se personat e armatosur kanë “qëlluar mysafirët”. Në rrjetet sociale janë postuar fotot të hotelit në flakë.
Sulmi filloi rreth orës 21:00 me orën lokale (16:30 GMT), tha Danish. Dhe sipas raportimeve në media, nuk ka përfunduar ende.
Mes sulmuesve raportohet se kishte nga persona të pajisur me bomba vetëvrasëse.
“Intercontinental” është një hotel shtetëror i cili shpesh organizon dasma, konferenca dhe tubime politike. Ai është sulmuar edhe nga talebanët në vitin 2011. (M.Q/Faxweb)