06:12 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

57 vite burg për 3 autorët, babai i viktimës në Mat: Kanun nëse s’vihet drejtësia

08:09 | 22/12/2016
në Te Fundit, Te Gjitha
0
57 vite burg për 3 autorët, babai i viktimës në Mat: Kanun nëse s’vihet drejtësia

Prindërit e 23-vjeçarit Fatjon Barmeta kanë reaguar së fundmi lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj tre autorëve të krimit, të cilët akuzohen se vranë dhe groposën të riun. Konkretisht, gjykata dënoi me 25 vite burg Përparim Bojën, me 17 vite vëllanë e tij Astritin dhe me 15 vite burg Fation Canin.

Pas vendimit të Apelit, prindërit e të riut, Liman dhe Nexhmije Barmeta, shprehen se vazhdojnë të sorollaten nëpër gjykata prej katër vitesh. Ai shprehet për “GSH” se korrupsioni në këtë rast ka nisur që natën e parë të vrasjes: “Përgjatë tri ditëve që policia nuk u interesua, u fshehën të gjitha provat, dhe pas tri ditësh na njoftuan “hajdeni se e kemi gjetur djalin të vdekur”. Nëse do të kishin vepruar atë ditë, djalin do e kisha sot të gjallë.”

Liman Barmeta hekson se gjatë gjithë procesit gjyqësor të zhvilluar në Tiranë, ata nuk janë njoftuar asnjëherë për të qenë të pranishëm. Më tej, babai i 23-vjeçarit e cilëson qesharak vendimin e dhënë së fundmi ndaj tre autorëve të vrasjes të të birit.

“Gjykata e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e gjykatës së Burrelit, ishte një vendim qesharak. Vendimi u dha sikur autorët të ishin hajdutë dhe jo tre kriminelë që në mënyrën makabre, çnjerëzore e të pashpirt e shkatërruan djalin tim në zgavrën e kraharorit dhe e groposën të gjallë me ekskavator duke i hedhur sipër disa metra kub zhavorr. Sipas ekspertizës, dhe pavarësisht se janë fshirë provat, djali im ka jetuar edhe nën zhavorr.”, shprehet ai.

Pavarësisht vendimit gjyqësor të Gjykatës së Apelit, prindërit e Fatjon Barmetës shprehen se nuk do të ndalen dhe do ta ndjekin këtë çështje deri në Strasburg. Nëse edhe në këtë rast, drejtësia nuk do të vihet në vend, do i rikthehet Kanunit  kundrejt dëshirës:

“Çështjen e djalit do ta ndjek deri në Strasburg. Nëse nuk japin drejtësi për djalin tim të vetëm, unë do të detyrohem, jo se kam dëshirë, por do t’i kthehem Kanunit. E përsëris se, do të detyrohem që t’i kthehem Kanunit që të vendos vetë drejtësinë mbi drejtësi.” (XH.A/SHUPLAKA)

fatjonn

Etiketa: matreagim
Pas

Ju pëlqen Tirana e festave, shihni Vlorën bregdetare (FOTOT DHE VIDEO)

Para

Rikthimi i Adi Krastës në televizion, ja kur pritet të dal

Para
Rikthimi i Adi Krastës në televizion, ja kur pritet të dal

Rikthimi i Adi Krastës në televizion, ja kur pritet të dal

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.