Ditën e sotme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bajram Begaj ka pritur delegacionin e krahinave të komunave Arbëreshë, me rastin e 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.
Begaj u shpreh se 580 vite më parë heroi ynë kombëtar, Skënderbeu dhe përfaqësues nga krahina të ndryshme shqiptare dhanë besën për të qenë bashkë për ditë të vështira, dhe sot është një ditë e veçante për të kujtuar atë moment. Ai gjeti rast të falenderojë Italinë për mundësinë që u dha Arbëreshave për të mbajtur gjallë identitetin dhe kulturën e tyre.
Pjesë nga fjalimi i zotit Begaj:
“Jemi vend i vogël, por me zemër të madhe 580 vite më parë heroi ynë kombëtar Skënderbeu dhe përfaqësues nga krahina të ndryshme shqiptare dhanë besën për të qenë bashkë për ditë të vështira. Sot është një ditë e veçante për të kujtuar atë moment, sepse sfidat tona të reja përballohen vetëm duke qenë bashkë, jo vetëm për ne si bashkatdhetar dhe shqiptarë por edhe me miqtë dhe partnerët. Po jetojmë kohë të vështirë, sapo dolëm nga pandemia, një luftë vijon ë Ukraine, situatë jo e këndshme në lindjen e Mesme, dhe kjo kërkon të jemi bashkë për të zgjidhur gjërat. Të falënderojmë Italinë mike për mundësinë që ju dha për të mbajtur gjallë identitetin dhe kulturën tuaj.”