01:34 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Siri/ Një komandant iranian është vrarë nga një sulm izraelit

08:25 | 02/03/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Siri/ Një komandant iranian është vrarë nga një sulm izraelit

Një komandant iranian është në mesin e të tre personave të vrarë nga një sulm i dyshuar izraelit në Siri, raportuan mediat iraniane me 1 mars.

Reza Zare’i, “këshilltar ushtarak” në Marinën e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), u vra nga një sulm ajror në qytetin bregdetar sirian, Banias, raportoi agjencia e lajmeve e afërt me IRGC-në, Tasnim. Ai ishte anëtar i marinës së IRGC-së, sipas Tasnimit. Më herët, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Londër, tha se sulmi u krye në agim dhe cak i tij ishte një vilë, dhe si pasojë u vra një komandant dhe dy bashkëpunëtorë të tij, të cilit nuk ishin sirianë.

IRGC-ja nuk ka komentuar për vdekjen e raportuar të njërit prej komandantëve të tij. Irani iu referohet trupave të veta në Siri si “këshilltarë ushtarakë”. Së paku 11 anëtarë të IRGC-së, përfshirë një luftëtar afgan nga Brigada Fatemiun, janë vrarë nga sulmet e dyshuara izraelite në Siri dhe Liban prej se nisi lufta në Rripin e Gazës në tetor. Lufta vdekjeprurëse e Izraelit në enklavën palestineze nisi pasi pjesëtarët e Hamasit – grupit të cilësuar terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – u futën vrullshëm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 250 pengje. Irani e ka mbështetur sulmin e kryer nga Hamasi, por e ka mohuar përfshirjen e vet në planifikimin e tij. Inteligjenca amerikane ka lënë të kuptohet se liderët iranianë ishin befasuar nga ky sulm.

Aleatët rajonalë të Iranit janë duke i sulmuar interesat e Izraelit dhe SHBA-së në Lindjen e Mesme, pas luftës së Izraelit në Gazë. Megjithatë, grupet e armatosura të mbështetura nga Irani i kanë kufizuar sulmet ndaj bazave amerikane, pas një vargu sulmesh amerikane muajin e kaluar, sipas Neë York Times. Irani ndërhyri për ta mbrojtur presidentin Bashar al-Assad më 2013, kur sundimi i tij u sfidua gjatë luftës civile në Siri.

Qindra komandantë dhe zyrtarë të IRGC-së besohet se janë të pranishëm në Siri, ku Teherani e ka ndërtuar gjithashtu edhe një rrjet të madh të milicive, të cilat përbëhen kryesisht nga afganët dhe pakistanezët./ REL

Pas

580-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Bajram Begaj pret delegacionin e krahinave të komunave Arbëreshë/ 580 vite më parë heroi ynë kombëtar, Skënderbeu dhe përfaqësues nga krahina të ndryshme shqiptare dhanë besën për të qenë bashkë për ditë të vështira

Para

Njeriu më i pasur i Azisë çon të pasurit globalë në kopshtin zoologjik

Para
Njeriu më i pasur i Azisë çon të pasurit globalë në kopshtin zoologjik

Njeriu më i pasur i Azisë çon të pasurit globalë në kopshtin zoologjik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.