Një sasi prej 166 kilogramë drogë është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit të ushtruar në pyllin e fshatit Krastë.
Operacioni i koduar “Krasta” nisi pas marrjes së informacioneve në rrugë operative. Pavarësisht kapjes së lëndës narkotike, nuk është arritur të vihen në pranga trafikantët.
Detaje të Policisë së Krujës:
Finalizohet me sukses operacioni I koduar “Krasta”.
Sekuestrohen 166 kg Cannabis Sattiva.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Krasta”.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Pylli I fshatit Krastë”, Krujë, disa persona kishin fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimin e tyre, punonjësit e policisë ushtruan kontroll të imtësishëm në të gjithë zonën.
Gjatë krehjes së zonës nuk janë konstatuar personat, por u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 6 thasë të mbushur me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva me peshë rreth 166 kg.
Vijon puna për kapjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/ 1 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)