Të gjithë kemi atë veshjen tonë të parapëlqyer që do ta donim ta kishim për vite me rradhë. Mund të jetë një pallto, një këmishë apo një palë geta, që me kalimin e kohës, materiali do të konsumohet dhe thjesht nuk mund të vishet më ! Për t’ju dhënë dhe pak kohë të vishni rrobat tuaja të preferuara Living do të ndajë me ju disa truke se si t’i mirëmbani veshjet për një kohë të gjatë.
Për të parandaluar këputjen e kopsave lyeni sipërfaqen e tyre me manikyr të padukshëm.
Sapo të dalloni një fije të dalë nga getat tuaja, ajo që duhet të bvëni është ta izoloni me makikyr të padukshëm për të shmangur grisjen e tyre.
Nëse ju ka ngecur zinxhiri i xhupit tuaj të preferuar mund ta lyeni me pak sapun dhe do të hapet menjëherë.
Njollat e forta tek këpucët kastori mund t’i pastroni me limën e thonjve. Thjesht duhet ta fërkoni ngadalë që të mos gërvishtni lëkurën e këpucëve.
Njollat e ujit tek këpucët e lëkurës mund t’i pastroni me ndihmën e një furçe dhe uthullës së bardhë të mollës. Lagni furçën me pak uthull dhe fërkoni lehtë sipërfaqen e këpucëve.
Shenjat tek këpucët llustrafinë mund t’i pastroni me vazelinë.