00:20 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

60 mjekë japin alarmin: Assange mund të vdesë në burg për shkak të torturave

08:39 | 25/11/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
60 mjekë japin alarmin: Assange mund të vdesë në burg për shkak të torturave

Më shumë se 60 mjekë kanë shkruar një letër të hapur, në të cilën kanë thënë se shëndeti i themeluesit të faqes “WikiLeaks”, Julian Assange është në rrezik, as sa ai mund të vdesë në burgun e sigurisë së lartë në Britani.

Australiani 48-vjeç ende është duke luftuar me kërkesën e Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e tij nga Britania nën akuzën për spiunazh. Nëse do të gjykohej nga drejtësia amerikane dhe nëse do të shpallej fajtor, ai do të mund të dënohej maksimalisht me 175 vjet burgim.

Në letrën dërguar ministres së brendshme britanike, Priti Patel, mjekët bënë thirrje që Assange të largohet nga burgu “Belmarsh” në Londër dhe të dërgohet në një spital universitar, ku të mund të marrë të gjithë shërbimin mjekësor.

Ata e mbështetën vlerësimin e tyre për shëndetin e australianit në rrëfimet e dëshmitarëve të paraqitjes së tij në gjykatë më 21 tetor dhe në raportin e 1 nëntorit të Nils Melzer-it, raportues special i Kombeve të Bashkuara për torturën.

Eksperti i pavarur i Kombeve të Bashkuara kishte thënë se Assange po vazhdon të jetë i ekspozuar ndaj sjelljeve arbitrare dhe abuzimit, të cilat mund t’i kushtojnë së shpejti edhte jetën.

“Po e shkruajmë këtë letër të hapur si mjekë për ta shprehur shqetësimin tonë të thellë për shëndetin fizik dhe mendor të Julian Assange-s”, thuhet në letrën me 16 faqe, të shkruar nga mjekët e shteteve të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Australinë, Britaninë, Suedinë, Italinë, Gjermaninë, Poloninë dhe Sri-Lankën.

Assange e kishte përdorur faqen “WikiLeaks” për të publikuar të dhëna të klasifikuara ushtarake dhe diplomatike për bombardimet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Irak, raporton “The Guardian”.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Julian Assange
Pas

Djegia e makinës së gjyqtarit, pamjet e kamerave të sigurisë nxjerrin zbuluar dy persona. I vënë flakën dhe …

Para

U gjetën të shtrirë në rrugë, policia e Elbasanit jep detajet: 15-vjeçarët ishin në një festë ditëlindje, kishin konsumuar…

Para
Të miturit shtrihen në mes të rrugës, kishin konsumuar hashash dhe alkool (VIDEO)

U gjetën të shtrirë në rrugë, policia e Elbasanit jep detajet: 15-vjeçarët ishin në një festë ditëlindje, kishin konsumuar...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.