Ditën e djeshme, u dërguan në QSUT punonjëset e një fabrike kabujsh në zonën e Bathores, pasi shfaqën shenja helmimi.
Inspektorët e Kujdesit Shëndetësor kanë shkuar sot në fabrikën ku janë të punësuar 3 mijë punonjës dhe kanë mbledhur të dhëna mbi shkaqet e incidentit.
Është marrë masë administrative Vendim i Ndërmjetëm për Pezullim të Akivitetit në linjën ku ka ndodhur intoksikacioni deri në daljen e rezultateve nga hetimi epidemiologjik nga ISHP dhe spitali ku janë shtruar.
Është pezulluar aktualisht puna vetëm në linjën që ndodhi incidenti.