Bota përkujton sot një nga ngjarjet më të bujshme të historisë së njerëzimit, 75-vjetorin e bòmbave átomike në Japoni, të cilat i kushtuan vendit mbi 200000 humbje jetësh e pasoja katástrofike në ekonominë e vendit, ç’ka detyronte perandorin ti nënshtrohej Amerikës.
Më 6 gusht 1945, qyteti bregdetar i Hiroshimës në Japoni u shkátërrua plotësisht nga bòmba e parë átomike amerikane. Rreth 100.000 njerëz gjetën vdèkjen në mënyrë të rrùfeshme. Tri ditë më pas u aktivizua edhe bòmba e parë prej plutoni në qytetin e Nagasakit – pasojat ishin të tmèrrshme.
6 gushti i vitit 1945 u ngulit në historinë botërore duke shënuar hapjen e epokës bërthamore, nisjen e garës dhjetravjecare të armatimit dhe fillimin e lùftës së ftohtë.
Në maj të vitit 1945 kish kapitulluar Gjermania naziste dhe Evropa ish bërë shkrùmb e hi, megjithatë lùfta me hùmbje të mëdha në paqësor ende nuk kish marrë fund. SHBA pasi e morën veten nga sùlmi i japonezëve në Pearl Harbor, demònstruan forcën e superfuqisë amerikane në ishujt perandorak të Japonisë. Ndërkohë që në tokën japoneze vazhdonte të ishte i pashuar shpirti lùftarak, pavarësisht nga sùlmet e vecanta.
Gara me rusët dhe bòmba e parë atòmike u fituan prej SHBA, të cilat në korrik të vitit 1945 posedonin bòmbën e uranit dhe të plutonit – të ashtuquajtura ármë që bëjnë çudira dhe që nuk mund të përdoreshin më për Gjermaninë, ndaj nëpërmjet tyre duhej të imponohej kapitullimi i Japonisë.
Ka disa arsye përse u zgjodh Hiroshima si destinacion: nga njëra anë aty ishte një port i rëndësishëm ushtarak, nga ana tjetër qyteti me rreth 300.000 banorë kishte madhësinë e përshtatashme dhe si një qytet i paprekur nga sùlmet ajrore ishte një rast ideal për të kryer testin.
Në mëngjesin e 6 gushtit rreth orës 8:15 të mëngjesit, një avion i tipit B-29 solli papritur e pandehu në qytet ngarkesën vdèkjeprurëse. “Little Boy”, kështu ishte emërtuar bòmba 4,5 tonëshe e uranit, e cila shpèrtheu rreth 500 metra mbi qytet duke e shndërruar Hiroshimën në një shkretëtirë. Brenda pak sekondave në një hapësirë prej disa kilometrash katrorë u asgjësuan jetë njerëzish dhe asnjë gur nuk mbeti në vend të vet. Rreth 100.000 njerëz patën vdèkje të menjëhershme duke u bërë prush dhe prej të cilëve mbeti vetëm hija. Numri i saktë i víktímave është ende i paqartë, deri në vitin 1950 gjetën vdekjen rreth 200.000 njerëz si pasojë e këtij shpèrthimi.
Parë nga pikëpamja ushtarake “Little Boy” është një sukses: “qëllimi sic duket është arritur me sukses”, kështu komunikonte piloti në bazën mbrojtëse, ndërkohë që kopiloti i tmèrruar thërriste: “o Zot c´kemi bërë?”
Por pavarësisht nga kjo tri ditë më vonë SHBA donin të testonin bòmbën e parë me pluton, një bòmbë më e madhe kjo e emërtuar “Fat Man”. Mbi destinacionin e përcaktuar Fukuoka kishte ende shtëllunga reshë, ndaj në shënjestër u vu Nagasaki, edhe ky një qytet port por pa industri armatimesh. Pasojat ishin të tmèrrshme po ashtu si edhe në Hiroshima.
Edhe sot shumë víktima të bòmbës atomike, të ashtuquajturit Hibakusha, vazhdojnë të vuajnë pasojat si dhe përcmimin në shoqëri për shkak të deformimeve.
Pasi edhe Bashkimi Sovjetik i shpalli lùftë Japonisë, kjo e fundit kapitulloi, Perandori u detyrua t´i bëjë thirrje popullit që të durojë të padurueshmen. Lùfta e Dytë Botërore mori fund dhe asgjë nuk është më siç ka qenë. Nëse hedhja e bòmbave atomike ishte legjitime, apo nëse ky ishte një krím kundër njerëzimit – kjo është vulosur tashmë në memorien kolektive.
Por ky përvjetor vjen ndryshe, i zymtë dhe më shumë se çdoherë tjetër bën të kujtosh se ç’ka ndodhur 75-vjet më parë. Vetëm dy ditë më parë, në Beirut të Libanit, bëri që edhe njëherë gjithë bota të kthente sytë nga Lindja për t’u njohur me një ngjarje të tmèrrshme, e cila nga vendasit është krahasuar me Hiroshimën.
Në portin e kryeqytetit libanez, ndodhi një shpèrthim i paimagjinueshëm, i cili deri më tani regjistron për pasojë mbi 150 víktima e 5 mijë të plágosur, ndërsa vijon nxjerrja e trupave nga rrènojat.
Mediat botërore kanë treguar variante të ndryshme mbi dyshimet e shkakut të këtij shpèrthimi, ndërsa zyrtarisht ende nuk është provuar asgjë. Dyshohet se përmasa e shpèrthimit ka qenë aq e fortë sa ka shkaktuar lèkundje edhe në ishullin e Qipros, ndërsa paraprakisht ka dyshime se ka shpèrthyer një sasi e madhe nitrat amoni që ndodhej prej më shumë se 6 vitesh e ankoruar në port për shkaqe të paqarta.
Bota është sensibilizuar me ngjarjen trágjike me vendin që po përballej me dy sfida të tjera gati mbijetese, si Còvid-19 dhe kríza e thellë sociale dhe ekonomike. (F.GJ/FAXWEB.AL)