Që të ardhurat e tyre ndryshojnë sapo shkelin politikën kjo dihet, po që të blesh tetë apartamënte brenda një viti kjo duket paksa një shifër e tepruar. Kjo ka ndodhru me Kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi.
Në publikimin e të dhënave nga ‘Open Data’, Bufi renditet nga kryebashkiaket më të pasura në Shqipëri, për shkak të aktivitetit të bashkëshortit në fushën e biznesit si dhe të ardhurave nga emigracioni. Më parë ajo ka mbajtur edhe pozicionin e deputetes.
Për vitin 2016, duke iu referuar deklaratës së pasurive të dorëzuar pranë ILDKP, zonja Bufi, së bashku më bashkëshortin, deklaron blerjen e tetë apartamenteve të reja. Ata kanë blerë pesë apartamente banimi në lagjen Apollonia në Fier me sipërfaqe 125.5 m2, 41.05 m2, 18.57 m2, 19.10 m2 dhe 21.28 m2, me vlerën totale 130 000 euro.
Bashkëshortët kanë blerë gjithashtu tre apartamente banimi në lagjen Apollonia në Fier me sipërfaqe 20.19 m2, 19.10 m2 dhe 21.07 m2, me vlerë totale 4 500 000 lekë. Po gjatë vitit 2016, ata deklarojnë edhe një shtesë në ndërtim në objektin godinë ekonomike 3 kate + 1 kat nëntokë me sipërfaqe ndërtimi 574.2 m2 në Roskovec.
Për vitin 2016, bashkëshorti i zonjës Bufi, deklaron 366 253 euro si kthim të shumës së paguar për blerjen e një lokali në lagjen “29 Nëntori”, Fier me sipërfaqes 311.3 m2, nga të cilat është mbajtur 2 000 euro komision si penalitet për revokim kontratës së shitjes.
http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/237
(E.K/FAXWEB)