Tashmë dihen tetë skuadrat që janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me Barcelonën si të fundit, pasi eliminoi Chelsean.
Shorti për këtë fazë do të hidhet këtë të premte në Nyon të Zvicrës në orën 12:00.
Në çerekfinale çdo skuadër mund të luajë ndaj secilës, pra edhe skuadrat e një shteti mund të përballen.
Tetë skuadrat e kualifikuara në çerekfinale janë: Real Madrid, Barcelona, Sevilla, Manchester City, Liverpool, Roma, Juventus dhe Bayern Munich.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post